1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Shkup, Oratoriumi “Dashuria ndaj profetit” në skenën e Operës dhe Baletit

Më të lexuarat

Mbrëmë me mbështetjen dhe organizimin e Ministrisë së Kulturës, Institutit Junus Emre si dhe nikoqirit, IN “Opera dhe Baleti Maqedonas”, në sallën e madhe të këtij institucioni u ekzekutua oratoriumi i parë në gjuhën shqipe në Maqedoni i titulluar “Dashuria ndaj profetit” (“Ashk Nebij”). Oratoriumi u luajt nën drejtim të dirigjentit turk Hakan Shensoj, të kompozuar nga Fatos Lumani dhe me tekst të Artan Arsllanit.
I gjithë oratoriumi, gjatë të cilit u ofrua një shfaqje e jashtëzakonshme muzikore skenike, u interpretua nga kori dhe orkestra e Operës dhe Baletit Maqedonas. Në këtë eveniment kushtuar profetit Muhammed a.s., si solist u prezantua Blerim Grubi në violë dhe Abaz Jahja në nej bashkë me grupin e muzikës mistike. Gjate rrëfimit të oratoriumit, orkestra u shoqërua edhe nga aktoret Adem Karaga dhe Selpi Kerim, të cilët recituan vargje nga vepra me titull “Shiu” të poetit të njohur, Nurullah Genc.
Përveç dashamirëve të artit, prezent ishin edhe disa ministra, kryetarë komunash, ambasadorë, udhëheqës të institucioneve të ndryshme etj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit