1.1 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Shkup, iftar nga Bashkia e Bursës dhe organizata El Hilal

Më të lexuarat

Në iftarin të cilin u organizua pranë Xhamisë së Murat Pashës në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, morën pjesë përfaqësues të Bashkisë së Bursës, përfaqësues të Komunës së Çairit, përfaqësues të institucioneve turke dhe shumë qytetarë

 

SHKUP (AA) – Në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup, u shtrua iftar nga ana Bashkisë së qyteti Bursa nga Turqia dhe Organizata Humanitare El Hilal, raporton Anadolu Agency (AA).

Në iftarin të cilin u organizua pranë Xhamisë së Murat Pashës në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, morën pjesë përfaqësues të Bashkisë së Bursës, përfaqësues të Komunës së Çairit, përfaqësues të institucioneve turke në Maqedoni, si dhe shumë qytetarë.

Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Bursës, Muhammed Gazali Şen, në fjalimin e tij shprehu dëshirën që muaji i Ramazanit të sjellë mirësi të gjithë muslimanëve mbarë botës dhe njerëzimit.

Ai duke treguar se si Bashki janë duke e rigjallëruar muajin e bekuar të Ramazani në Bursa, për të cilën të parit e tyre e thirrin si “qyteti shpirtëror”, tha se “Dëshiruam që atmosferën shpirtërore të cilën e përjetojmë në Bursa ta përhapim edhe në vendet dhe qytetet vëllazërore”.

Şen rikujtoi se në Turqi, veçanërisht në Bursa jetojnë njerëzit që kanë lidhje me Ballkanin. Ai tha se organizojnë programe të iftarit në shumë vende si Kosovë, Bullgari, Bosnjë e Hercegovinë, Maqedoni, Greqi dhe Gjeorgji.

Ndërsa Kryetari i Organizatës Humanitare El Hilal, Behixhuddin Shehabi, tha se me Bashkinë e Bursës kanë një bashkëpunim 15 vjeçar, për të cilën shprehu dëshirën që të vazhdojë edhe më tutje. “Në këto ditë të begatshme lutjet tona janë që Turqia jonë të jetë më fuqishme”, tha Shehabi.

Zëvendëskryetari i Komunës së Çairit, Zahir Bekteshi, duke shprehur kënaqësinë që ishte i pranishëm në iftar, uroi që në këtë muaj të bekuar të gjithë të kenë një agjërim të këndshëm.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit