1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Shkrijnë pasurinë për të ndihmuar emigrantët

Më të lexuarat

Harald Hoppner dhe Matthias Kuhnt mund ta kishin ruajtur pasurinë e tyre për të blerë vila apo makina të kushtueshme. Por në vend të kësaj ata vendosën të ndihmojnë emigrantët e paligjshëm.
 
Me dëshirën për të shpëtuar ata të cilët rrezikojnë jetën në tentativë për të arritur Europën, gjermanët kanë vendosur të shkrijnë një pjesë të konsiderueshme të pasurisë së tyre, për të shpëtuar jetë.
 
Pronarët e një kompanie në lindje të vendit, rrëfejnë për “Washington Post”, se ndihen të prekur nga tragjeditë detare që pasojnë njëra-tjetrën dhe në fund kanë vendosur të ndërtojnë një anije dhe do ta patrullojnë Mesdheun vetë.
 
Ideja e parë u kishte ardhur në nëntor, kur Gjermania festoi 25 vjetorin e rënies së Murit të Berlinit. Në atë kohë, Hoppner dhe Kuhnt u ndërgjegjësuan se ekziston një pengesë, e cila është me aktuale dhe vdekjeprurëse, Deti Mesdhe.
 
Muajin e ardhshëm, Hoppner dhe Kuhnt do t’i drejtohen Maltës, prej ku ata do të fillojnë misionin e tyre.
 
E nëse çdo gjë shkon sipas planit, ata nuk do të jenë vetëm në bord, dhjetëra vullnetarë janë regjistruar për t’u bashkuar. Operacioni privat do të startojë para një verë të gjatë, ku shumë refugjatë rrezikojnë udhëtimin.
 
Anija 21 metra e gjatë, ka lënë vend për shumë skeptikë, nëse ajo ka kapacitetin e duhur për të shpëtuar jetë njerëzish, mirëpo sipas biznesmenëve, ata shpresojnë që në një të ardhme ky proces të kryhet nga vetë Bashkimi Europian, i cili duhet ndërgjegjësuar, ose në fund të fundit ata shprehen: Sigurisht ne shpresojmë që të tjerët do të na imitojnë.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit