Është rritur në numri i personave të prekur me coronavirus në Kosovë.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, konfirmoi se bëhet fjalë për një të afërm të 77-vjeçarit nga Vitia.
Ndryshe, dje janë konfirmuar rastet e para me coronavirus në Kosovë, një 77 vjeçar nga Vitia dhe një 20 vjeçare shtetase e Italisë por që ishte me qëndrim në Klinë. Pas konfirmimit të këtyre dy rasteve, komuna e Klinës dhe Vitisë janë në karantinë.
Ndërkohë, Qeveria e Kosovës ka marrë disa masa në mënyrë që të parandalohet përhapja e coronavirusit, Qeveria ka vendosur të mbyllen të gjithë kufijtë, lokalet e qendrat tregtare.