1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Shkon në hotel me 3 femra, përfundon i grabitur

Më të lexuarat

Shkoi të bënte qejf me tre femra por përfundoi i vjedhur.

Kjo është me pak fjalë historia e një 35-vjeçari nga fshati Sopot i Bulqizës që kishte shkuar në një hotel me tre femra për të bërë qejf gjatë tërë natës.

Por nata ka zgjatur pak për 35-vjeçarin me inicialet N. H.

Tre femrat që kanë qenë me të i kanë dhënë një ilaç, gjoja për ta bërë më të fuqishëm, por e kanë vënë në gjumë.

E për kësaj tre femrat me inicialet M. B., 20 vjeçe, A. Z., 28 vjeçe dhe K. C., 18 vjeçe i kanë marrë nga xhepat shumën prej 70 mijë lekësh.

Njoftimi i policisë:

Më datë 23.02.2015, ora 23.50, u ndaluan shtetaset M.B, A.Z e K.C, 20, 28 e 18 vjeç, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se sot ka bërë kallëzim shtetasi N.H, 35 vjeç, banues në fshatin Sopot, se në Bulqizë në ambientet e një hoteli, të tre shtetaset e lartpërmendur, i kanë vjedhur 73.000 lekë, thuhet në njoftimin e policisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit