1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Shkollat e xhematit te Gylenit jashte Turqise

Më të lexuarat

Xhemati i Fetullah Gylenit ka në pronësi dhjetra kolegje në të gjithë botën. Këto kolegje janë bërë të njohura si “Kolegjet turke”, të cilat në vazhdimësi kanë marrë mbështejtje nga qeveria turke dhe shumë lehtësime nga qeveritë në vendet përkatëse. Shumë njerëz kanë menduar se këto kolegje i përkasin qeverisë turke dhe se ato përfaqësojnë Turqinë, por në të vërtetë ato janë në pronësi të xhematit të Gylenit. Këtë përshtypje popullore xhemati i Gylenit e ka shfrytëzuar për ti shpallur luftë qeverisë turke dhe vullnetit të popullit turk. Qeveria turke pas një rizgjimi e kuptoi se ky xhemat nuk ia donte të mirën dhe planifikonte grushtin e shtetit. Këto shkolla në të vërtetë kanë shërbyer si një fabrikë për prodhimin e kuadrove të qelizave të “shtetit paralel”, i cili përmes tyre arriti të depërtonte në organet e shtetit me një financim shumë të madh nga xhemati i Gylenit. Për këtë arsye shteti turk ka ndërmarrë hapa konkretë për reformimin e sistemit arsimor dhe për ta shpëruar atë nga kthetrat e xhematit të Gylenit. Pas një fushate të nisur nga presidenti Erdogan, kërkesa për këto shkolla ka rënë deri në 50% në këtë vit të ri shkollor, pavarsisht uljeve dhe ofertave joshëse që ka ofruar xhemati i Gylenit për nxënësit e rinj. Gjithashtu Turqia i ka nxitur shtetet e tjera përmes vizitave të që kanë bërë udheheqësit turq. Turi afrikan që ka ndërmarrë presidenti Ergoan ka për qëllim krijimin e marëdhënieve të reja me kontinentin e zi, si dhe për ti nxitur krerët e këtyre shteteve për mbylljen e shkollave të Gylenit të përhapura në Afrikë dhe duke ofruar alteranativa të reja nga qeveria turke në këmbim të mbylljes së këtyre shkollave. Dicka të tillë e ka konfirmuar edhe presidenti turk Erdogan që u shpreh se: “Kudo që kemi shkuar u kemi shpjeguar krerëve të shteteve për domozodshmërinë e largimit të këtyre shkollave dhe mbylljen e tyre dhe se Minisitria Turke e Arsimit i ka të gjitha mundësitë që të ofrojë shërbimet e këtyre shkollave dhe ne jemi shumë afër përfundimit të këtyre hapave.”

Por më e rëndësishme se kaq është që liderit e këtyre vendeve të kuptojnë rrezikun e këtyre shkollave dhe se ato nuk i përkasin Turqisë, por janë shkolla që punojnë duke i shpallur luftë Turqisë dhe vullnetit të popullit të saj.

Shkroi gazetari turk Ismail Jasha

Pergatiti faqja FejaJone

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit