0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Shkojmë tutje: Apple kërkon ndalimin për Samsung Galaxy S3, Galaxy Note dhe Galaxy Note 10.1

Më të lexuarat

Pasi që gjykata amerikane në një nga mosmarrëveshjet ditë më parë vendosi në dobi të Apple dhe Samsung-ut i’a caktoi një gjobë prej më shumë se 1 miliardë dollarë, Apple kërkoi ndaljen e shitjes për tetë modele të Samsung të cilët kishin shkelur të drejtat e patentave.

Pavarësisht, kësaj Apple dhe Samsung po vazhdojnë ende me betejat e tyre mes të cilave ështe edhe ajo që përfshinë patentat ‘721 (Slide to unlock) dhe ‘604 që i përket kërkimit universal të cilin Samsung tashmë e ka mënjanuar nga pajisjet e veta.

Poashtu këtu bëhet fjalë edhe për patentat ‘647 (Data detector) dhe ‘172 (Word completion)

Të rikujtojmë, se kjo mosmarrëveshje ka filluar me ndalimin e shitjes së Galaxy Nexus në ShBA, e në ndërkohë ky ndalim u pezullua deri në përfundimin e mosmarrëveshjes.

Tashmë Apple kërkon ndalimin edhe të pajisjeve tjera të Samsung si Samsung Galaxy S3, Galaxy Note dhe Galaxy Note 10.1.

Dokumentacionin që ka të bëjë me patentat që kanë vënë në mosmarrëveshje këto dy kompani gjigante mund ti shihni këtu. (PCWorld Albanian)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit