1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Shkoi në Afrikë për të “anuluar” njohjet për Kosovën, sëmurët Daçiq – helmohet nga gullashi i mishit të dhisë!

Më të lexuarat

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka kaluar një situatë jo të këndshme gjatë një vizite të tij zyrtare në Burkina Faso, kështu që ai duhej të kërkonte ndihmën e mjekëve, të cilët u desh që t’i vendosnin atij në infuzion.

Siç shkruajnë mediat serbe, gjatë një turneu diplomatik në Afrikë, Daçiq përjetoi një dramë të vërtetë kur u sëmur – shkak për të cilën gjë thuhet të ketë qenë specialiteti lokal që ai kishte ngrënë.

Daçiq, siç shkruan Kurir, ishte keq pasi thuhet se kishte ngrënë gullash nga mishi i dhisë, që thuhet se është një specialitet në Burkina Faso, por kur mori infuzionin, gjendja e tij u përmirësua.

“Ai shpesh udhëton në vendet afrikane sepse është pjesë e një strategjie për të “zvogëluar” numrin e vendeve që e kanë njohur Kosovën”, shkruan tutje Kurir.rs.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe vetë Daçiq.

“Isha i lodhur. Natyrisht unë hëngra diçka që trupi im nuk ishte i mësuar. Unë nuk e di se çfarë, ndoshta ushqim apo kush e di. Klima e Afrikës është e ndryshme. Nuk e di nëse kjo është për shkak të ndryshimeve klimatike ose të disa erëzave të forta. Është e vërtetë që unë kam qenë i rraskapitur për disa orë, por kur mora infuzionin, u bëra më mirë”, citohet të ketë thënë Daçiq.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit