0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Shkodër, vodhën dhe vranë gruan, arrestohet mbesa dhe një 27-vjeçar

Më të lexuarat

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga dy të rinj, të dyshuar si autorë të një vjedhje me dhunë me pasojë vdekjen e një të moshuare.
 
Ngjarja ka ndodhur me datë 25.02.2015, ndërsa janë arrestuar Erando Qatipi 27 vjeç, banues në Tiranë dhe Gjoana Hila, (mbesa e viktimës), 32 vjeç, banuese në Tiranë.
 
“Pas një pune të mirfilltë hetimore dhe profesionale të bërë nga Specialistët e Sektorit të Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër , në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër , u bë e mundur zbardhja e ngjarjes së ndodhur më datën 25.02.2015 në qytetin e Shkodër që bën fjalë për vjedhje me dhunë me pasojë vdekjen.Si rezultat i kësaj pune , më datë 22.05.2015, u bë ekzekutimi i Urdhërave të ndalimit të lëshuara nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër për shtetasit Erando Qatipi dhe Gjoana Hila”, thuhet në njoftimin e policisë.
 
Sipas bluve, nga veprimet hetimore të Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër ka rezultuar se të arrestuarit janë autorë të dyshuar të vjedhjes me dhunë me pasojë vdekjen e shtetases A. H.
 
Në bashkëpunim me njëri- tjetrin i kanë vjedhur viktimes A. H, disa bizhuteri floriri, dy unaza, një orë floriri dhe një shumë të hollash (lekë)./Ora
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit