Policia e Shkodrës ka sekuestruar një sasi prej 63.5 kg lëndë narkotike e llojit marijuanë.
Droga u kap në një banesë në Malësi të Madhe gjatë finalizimit me sukses të operacionit të koduar “Jeran”, ndërsa u arrestua dhe poseduesi i saj Vilson Çuti, 34 vjeç.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në fshatin Jeran, njësia administrative Kastrat, Malësi e Madhe, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 63.5 kg lëndë narkotike e dyshuar marijuanë.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.