Një bllok akulli është shkëputur nga Antarktida. Akulli mbulon një sipërfaqe prej 1.636 km katror dhe quhet D28.
Ky është ajsbergu më i madh në më shumë se 50 vite. Madhësia e akullit kërkon që të monitorohet gjatë gjithë kohës dhe të gjurmohet pasi mund të përbëjë rrezik për anijet e transportit.
D28 llogaritet se përmban rreth 315 miliardë ton akull.
Ajsbergu gjigant sa madhësia e Londrës është shkëputur nga blloku i akullit Amery në lindje të Antarktidë.
Amery ka një sipërfaqe totale prej 60.000 km katror dhe uji depërton mbi 550 km nën të. /oranews/