2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Shkencëtari turk shpik veglën për profilizim të shpejtë të ADN-së

Më të lexuarat

Shkencëtari turk, Huseyin Onay, nga Fakulteti i Mjekësisë në Universitetin Egje të Izmirit, me anë të veglës të cilën e ka shpikur ka arritur të ulë në 34 minuta kohën për testin profilizues të ADN-së, për çka zakonisht nevojiten rreth gjashtë orë.

“Në kushte normale, testi kryhet për së paku gjashtë orë. FBI e realizon për përafërsisht dy orë, ndërsa ne jemi në mes të procesit kërkimor dhe zhvillues ku kemi arritur 34 minutëshin”, tha Onay në një intervistë ekskluzive për Anadolu Agency (AA).

Shkencëtari turk tha se aktualisht, ata janë më të shpejtit në kryerjen e testit të ADN-së, i cili sipas tij është i një saktësie prej 100 për qind.

Onay shtoi më tej se, në ditët e sotme testi përdoret në mjekësinë ligjore, por përdorimi i tij mund të përfshijë edhe sektorin financiar dhe kontrollet e pasaportave në kufij.

“Do të mund të përdoret në vend të një pasaporte. Ëndrra jonë është kjo: Do të jepni mostër të pështymës suaj në një letër të veçantë dhe në sajë të një vegle shumë të shpejtë, identiteti juaj do të zbulohet për pak minuta”, tha Onay.

Qëllimi i shkencëtarit turk, siç tha Onay, është që testi të finalizohet për 30 minuta, pastaj kjo kohë të ulet në 10 dhe në fund në 5 minuta.

Aktualisht ai është duke vazhduar punimet në kompaninë të cilën e themeloi një vit e gjysmë më parë, brenda parkut Teknik të kampusit univerzitar në Izmir.

Në 15 vitet e fundit, shkencëtari turk Huseyin Onay ka kryer rreth 100.000 teste gjenetike.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit