Shkenca gjatë viteve të fundit ka evoluar në fusha të ndryshme studimore. Studimet e shkencëtarëve në ndryshim nga dekadat e tjera tashmë meren në konsideratë duke u shpërblyer edhe me çmime ndërkombëtarë. Një listën e këtyre studimeve bën pjesë edhe shkencëtari britanik Paul Dirac. Ai propozoi se materia është e krijuar në çift dhe për këtë gjë atij ju dha çmimi nobel i fizikës. Ky zbulim i quajtur “parite”, pohon se materia është në çift me të kundërtën e saj: anti materien. Anti-materia mbart vetitë e kundërta të materies. Për shembull, në kundërshtim me matrien, anti-materia ka elektrone të ngarkuara pozitivisht dhe protone të ngarkuara negativisht. Në anën shkencore shpjegimi i saj rrjedh si më poshtë:
“… çdo grimce ka antigrimcën e vet me ngarkesë të kundërt…
… dhe kjo lidhje e papërcaktuar na tregon se krijimi i çifteve dhe asgjesimi i tyre ndodh në zbrazëtirë në çdo kohë dhe në çdo vend.”
Ky studim shkencor pati një ndikim shum të madh dhe u prit si një zbulim i rëndësishëm. Ajo që vlen të theksohet është se disa prej njerzve mendojnë se feja dhe shkenca janë shumë larg njera tjetres, por ky i cili është një ndër argumentet që ne me lejën e Zotit do të përmendim e rrëzon poshtë tezën e tyre të pa argumentuar. Krijuesi i Gjithësisë thotë në Kur’anin famëlartë: ” Larg të metave është Ai që krijoi të gjitha çiftet prej bimëve që mbin toka, prej vetë njerëzve dhe prej shumë gjërave që ata nuk i dinë.” (Ja Sin 36)
Zbulimi i shkencëtarit është shpjegur shumë qartë në Kur’anin famëlartë. Kjo është një ndër argumentet e shumta që pohojnë se Kur’ani famëlartë është fjala e Krijuesit të Gjithësisë.
Marrë faqja e hoxhë Elvis Naçi