Një grup studiuesish ka botuar një raport, në të cilin thuhet se mbipesha është bërë një shkak më i përhapur i vdekjes se sa kequshqyerja.
Shkencëtarët analizuan statistikat e vdekshmërisë gjatë viteve 1990-2010 dhe arritën në konkluzionin se për 20 vjet uria ia ka lëshuar vendin në listën e shkaqeve të vdekjes shëndoshjes. Për shembull, dy vjet më parë rreth 3 milion njerëz kanë vdekur nga obeziteti, ndërsa viktimat e kequshqyerjes ishin tre herë më pak.
Megjithatë, autorët e studimit theksojnë se në Afrikë uria është ende shkaku kryesor i vdekshmërisë së fëmijëve.