1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Shkencëtarët krijojnë letër inteligjente

Më të lexuarat

Shkencëtarët amerikanë kanë krijuar një mënyrë për vendosjen e qarqeve me frekuenca radioje të identifikimit në letër, që ata thonë se është më e shpejtë, më e lirë dhe ofron më shumë përdorime se metodat e tanishme.

Teknika mund të përdoret për të parandaluar mashtrimet dhe të sigurojë një kuptim të ri të ‘gjurmëve të letrës’.
Procesi përdor laser për të transferuar dhe montuar qarqet në letër, raporton blogu i teknologjise Krokodili.

Letër e tillë inteligjente mund të përdoret për kartëmonedha, dokumente ligjore dhe bileta, tha ekipi.
Gjetjet do të paraqiten në konferencën e Institutit Elektrik dhe Elektronik në Orlando, Florida.

Procesi është krijuar nga një ekip në Universitetin e North Dakota dhe është i njohur si Paketim i Avancuar i Mundësuar nga Laseri (Leap). /krokodili/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit