Shkencëtarët gjermanë të Universitetit Duisburg-Esen, në trupin e njeriut kanë zbuluar një rrjetë të panjohur deri më tani të enëve të gjakut, e cila gjendet në kocka dhe i kontribuon përhapjes së shpejtë dhe efikase të qelizave të gjakut dhe imunitetit nëpër gjithë trupin
Shkencëtarët në eksperiment kanë përdorur substancën kimike – etil cinamat në kockat e brejtësve. Pastaj kanë përdorur mikroskopinë e dritës fluoreshente dhe të rëntgenit dhe kanë arritur të detektojnë disa qindra kapilare, të cilat janë quajtur “enë transkortikale të gjakut”.
Sipas hulumtuese, kërçiku i minjve mund të përmbajë më shumë se një mijë enë të tilla të gjakut, ndërkaq nëpër ta kalon më shumë se 80 për qind e gjakut arterial dhe 59 për qind të gjakut venoz.
Hulumtuesit kanë bërë eksperiment të ngjashëm edhe në njeriun, ndërkaq vetë profesori Guncerishte vullnetar.
Me atë rast, shkencëtarët kanë zbuluar që në kërçikun e njeriut ekziston sistem i ngjashëm me enë të trasha të gjakut, edhe pse, sipas hulumtuesve, nevojiten eksperimente të mëtutjeshme për t’u përcaktuar funksioni i saktë i tyre.
Ky zbulim do të ndihmojë që të sqarohet se në cilën mënyrë ilaçet, të cilat janë injektuar në palcën e kurrizit, ndihmojnë në përhapjen e gjakut dhe të qelizave imune. /tg