-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Shkencëtarët amerikanë testojnë në majmunë injeksionin kundër koronavirusit, shpresojnë në sukses

Më të lexuarat

Shkencëtarët amerikanë besojnë se kanë bërë një hap përpara në gjetjen e shërimit ndaj koronavirusit, pasi kanë injektuar majmunët me një formë të këtij virusi.

Testet kanë treguar se një injeksion, “remdesivir”, redukton dukshëm shpërndarjen e virusit.

Shkencëtarët e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë (NIH) në një laborator në Montana kanë injektuar disa majmunë me një injeksion para se t’i injektonin me sindromin që ka pushtuar Azinë dhe ka nisur të depërtojë në Evropë.

Pas gjashtë ditësh kanë gjetur se majmunët e vaksinuar ishin mirë, ata që po trajtoheshin ishin jo dobët, ndërsa të patrajtuarit po vuanin nga simptomat, shkruan “The Sun”, transmeton Koha.net.

Tani shkencëtarët po shpresojnë se mund të testojnë injeksionin edhe më gjerë për të parë nëse arrin të ndalë shpërndarjen e koronavirusit. Injeksioni është duke u testuar edhe në Kinë te disa pacientë që janë duke u trajtuar.

“‘Remdesivir’ në të kaluarën ka mbrojtur kafshët kundër shumë viruseve në eksperimentet në laborator. Ilaçi i eksperimentuar ka qenë efikas te majmunët ndaj viruseve Ebola e Nipah”, ka thënë një zyrtar i NIH-së.

Më shumë se 2600 persona kanë vdekur nga ky virus që ka infektuar më shumë se 80 mijë persona në gjithë botën.

Në botë, qe shumë vjet vazhdimisht shumë organizata kanë kundërshtuar përdorimin e majmunëve për hulumtime e eksperimente.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit