-2.1 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Shkenca zgjidh misterin 100-vjeçar të tensionit të gjakut

Më të lexuarat

Refleksi baroreceptor është një fenomen që për vite të tëra i ka bërë kuriozë edhe vetë mjekët.

Ky refleks kontrollohet nga neurone të specializuara që reagojnë në fraksion sekonde për të mbajtur presionin e gjakut në nivelin e duhur.

Për shembull, kur ngrihemi në këmbë, presioni i gjakut bie menjëherë.

Por ne nuk na bie të fikët pikërisht falë baroreceptorëve, të cilët “urdhërojnë” zemrën të rrisë numrin e rrahjeve dhe të pompojë më shumë gjak drejt trurit.

Një studim i ri i publikuar në “Scripps Research” ka zbuluar dy proteina që ndiejnë presionin e gjakut dhe ndihmojnë në kontrollin e refleksit të baroreceptorëve.

Studimi është i pari i këtij lloji që zbulon saktësisht se si sensi i ndryshimit të presionit punon në rastin e këtyre qelizave.

Dy këto proteina PIEZO1 dhe PIEZO2 janë përgjegjëse për ndjesinë e presionit në mushkëri dhe lloje të ndryshme dhimbjesh. PIEZO1 ndihmon gjithashtu që qelizat e kuqe të gjakut të mbajnë formën e tyre.

Shkencëtarët mendojnë se PIEZO 1 dhe 2 mund të përdoren për qëllime terapeutike për të trajtuar hipertensionin që u reziston trajtimeve të tjera.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit