4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Shkenca shpjegon përse është e ndaluar të vetmohemi me një femër

Më të lexuarat

Përse Allahu i Madhëruar e ndaloi shikimin në femrat e huaja?

Përse i Dërguari i Allahut [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem] e ndaloi vetminë me një femër të huaj?

Ç‘urtësi fshihet prapa kësaj?

Le të shohim se çfarë përgjigje të bukur na jep ky hulumtim shkencor.

Tim Hunt, një shkencëtar anglez, dha një shpjegim të bukur por që i kushtoi me vend pune. Ai vlerësoi se ishte gabim që në laboratorë shkencore të kishte meshkuj dhe femra që punojnë bashkë. Ata duhen ndarë në laboratorë të veçantë për shkak se prania e femrës gjatë provave dhe eksperimenteve shpërqendron vëmendjen e mashkullit.
Ndonëse Timi zbuloi këtë të vërtetë, këtë fakt, shoqëria e tij nuk ia pranoi, madje edhe e vërshuan me breshëri sulmesh e akuzash, dh, përkundër faktit që është fitues i çmimit Nobel, u detyrua të jep dorëheqje nga mësimdhënia në Universitet.

A ka mbështetje shkencore mendimi i Timit?

Sipas gazetës Telegraf, e cila i referohet një studimi të ri shkencor, mjafton të qëndrosh me një grua të huaj për pesë minuta dhe niveli i hormoneve të stresit të rritet.

Hulumtuesit nga universiteti Valencia kanë vërtetuar se qëndrimi me një femër të bukur dhe tërheqëse shkakton rritjen e nivelit të kortizolit, që është hormoni i stresit në trup. Megjithëse personat me të cilët u realizua ky studim u përpoqën të shmangin shikimin dhe të menduarit rreth femrës, kjo nuk ndaloi trupin që të sekretojë këtë hormon.

Shkencëtarët thonë se hormoni i kortizolit është i nevojshëm dhe dobishëm për turpin për shkak se i ndihmon pozitivisht në performim. Kjo nënkupton që sekretimi i tij duhet të jetë në nivele të ulëta, ndrysh, trupi mund t’i ekspozohet sëmundjeve të rrezikshme, sëmundjeve të zemrës, rritjes së presionit të gjakut, diabetit, e sëmundje tjera që mbase arrijnë deri tek paaftësia seksuale.

Studiuesit thonë se rritja e hormonit të stresit (kortizolit) ndodhë vetëm atëherë kur njeriun vetmohet me ndonjë femër të huaj. Stresi shënon rritje varësisht nga bukuria dhe joshja e femrës. Kjo nuk është vënë re kur njeriun qëndron me femrat që nuk ka të drejtë të martohet me to (nëna, motra, vajza, etj), sikur që nuk është shkaktuar as atëherë kur qëndron me meshkuj të huaj. Kjo ndodhë vetëm kur qëdnron me femër të huaj.

Studiuesit kanë nënvizuar se një mashkull me të qëndruar afër një femre të huaj, krejt në mënyrë instinktive mendon të vë lidhje me të. Studiuesit kanë vërtetuar se nëse kjo gjendje (shikimi në femra dhe mendimi për to) vazhdon, atëherë me kalimin e kohës do të shkaktojë probleme-sëmundje kronike tek njeriu dhe të tjera psikike, si: depresioni.

Profeti [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem] ndalon vetminë
Të gjithë ne e dimë hadithin e njohur, të cilin e shënon Buhariu: “Le të mos vetmohet asnjë burrë me asnjë grua (të huaj).”
Ky hadith ia ndalon mashkullit që të vetmohet me femër të huaj, pra me atë që i lejohet martesa. Profeti [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem], nëpërmjet kësaj ndalese, deshi që të na shmang prej shumë sëmundjeve shoqërore dhe fizike. Kur njeriu t’i largohet shikimit në femra të huaja dhe vetmisë me to, atëherë kjo vetvetiu ndikon në uljen e rasteve të prostitucionit, duke bërë kështu që të ruhet individi, në radhë të parë, e pastaj edhe shoqëria në tërësi.
A nuk është Islami fe që meriton respekt dhe përqafim?!

Abdudaim El-Kehil / www.kaheel7.com/ar

(sedatislami.com)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit