Anija shkatërruese (destroyer) amerikane “Mahan”, e pajisur me sistemin e mbrojtjes antiraket, do të dalë të premten nga baza “Norfolk” (Virginia) dhe do të nisë lundrimin në drejtim të Detit Mesdhe, njoftuan Forcat Ushtarake Detare të SHBA-ve.
Sipas informacionit zyrtar të Forcave Ushtarake Detare, anija shkatërruese e mbrojtjes antiraket po niset për tu venë në dispozicion të Flotës së 6-të operative të SHBA-ve, në zonën e përgjegjësisë të së cilës përfshihen Deti Mesdhe, Afrika e Veriut dhe Europa, për të zbatuar “detyrat në fushën e mbrojtjes antiraket”. Anija do të zbatojë detyrat në mënyrë të pavarur.