1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Shkatërrohet rrjeti i prostitucionit në plazhin e Durrësit

Më të lexuarat

Prokuroria e Durrësit urdhëroi ndalimin e 11 persona, 9 prej të cilave femra dhe 2 meshkuj, të dyshuar si të përfshirë në një rrjet prostitucioni që zhvillohej në zonën e plazhit.

Gjatë operacionit policor, në zbatim të urdhërave të ndalimit të Prokurorisë së Durrësit, janë arrestuar në flagrancë edhe 4 persona të tjerë, klientë, duke e çuar numrin e të ndaluarve në 15 persona.

Këta persona janë ndaluar si të dyshuar për veprën penale të “Mbajtjes se lokaleve per prostitucion”, “Shfrytëzimit te prostitucionit” dhe “Prostitucion”.

Nga hetimet e kryera në këtë procedim penal ka rezultuar se: Sipas informacioneve që disponohen nga Seksioni Për Trafikun e Paligjshëm në Drejtorinë Vendore të Policisë Durres, rezulton se në lagjen nr.13, Plazh Durrës, konkretisht ne vendin e quajtur ish-tregu i makinave ndodhet një hotel, i cili administrohet nga shtetasja S.S.

Në ambjentet e këtij hoteli vijnë për të ushtruar prostitucion shtetaset (R.C., D.Gj, M.K, S.R, E.G. S.H, E.I. dhe D. D), te cilat, pasi sigurojnë klientët në ambjente të ndryshme dhe bien dakort për pagesën, i cili varion nga 1000-4000 lekë të reja, i drejtojnë klientët për nga hoteli, me qëllim kryerjen e marrëdhenieve seksuale.

Këto vajza kanë rënë dakort me shtetasen S.S, si edhe me persona të tjerë (V.K., E.Xh.) që do t’i japin atyre gjysmën e pagesës që kanë rënë dakort me klientin, me qëllim përdorimin e dhomave të këtij hoteli.

Në momentin që vajzat hipin në dhoma për të kryer marrëdhënie seksuale, shtetasja S.S., qëndron jashtë, e ulur në një tavolinë, me qëllim që të kontrollojë lëvizjet e vajzave dhe personave që hipin në dhomat e hotelit.

Në bazë të veprimeve hetimore, Prokuroria e Durrësit urdhëroi ndalimin e personave të dyshuar të përfshirë në këtë rrjet, urdhëra të zbatuar gjatë mesditës së sotme nga ana e forcave të Policisë së Shtetit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit