-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Shkatërrohet banda shqiptare e trafikut të narkotikëve

Më të lexuarat

Policia italiane ka shkatërruar të martën një bandë trafikantësh me shqiptarë i cili bashkëpunonte me një rrjet trafikantësh italianë.

Pas hetimeve të gjatë, policia ka finalizuar me sukses një ditë më parë një pjesë të operacionit “Lëmshi”, duke arrestuar 16 persona, shqiptarë dhe italianë.

Të arrestuarit akuzohen për posedimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike, si dhe për shfrytëzim prostitucioni. 15 prej tyre kanë qenë pjesë e një hetimi të gjatë që ka filluar qysh në shtatorin e vitit të kaluar.

Dy persona janë kapur nën flagrancë për posedim hashashi.

Sipas hetimeve droga blihej në veri të Italisë dhe sillej në tregun e Versilias. Baza e operacioneve ishte në Viarexho, në Toskanë, nga ku menaxhoheshin kontaktet me Shqipërinë.
Disa prej të arrestuarve rezultojnë të njohur për forcat e rendit për vepra të tjera penale të kryera më parë.

Boshti i trafikut ishin 7 shqiptarë të cilët përfunduan në pranga. Në mesin e tyre është lideri i grupit, Tauland Marku, një 29-vjeçar, banues në Torre del Lago.
Tjetër figurë udhëheqëse e grupit ishte Mareldo Dragusha, 21 vjeç, banues në Viarexho. Ky i fundit shfrytëzonte për prostitucion një vajzë shqiptare në të njëjtin rajon.
Emrat e shqiptarëve të arrestuar :
Tauland Marku, lindur në Shqipëri, 1986, banues në Torre del Lago
Mareldo Dragusha, lindur në Shqipëri, 1994, banues në Viarexho
Kreshnik Lleshi, lindur në Shqipëri, 1983, banues në Viarexho
Miklovan Legisi, lindur në Shqipëri, 1976, banues në Piza
Mareglen Mhillaj, lindur në Shqipëri, 1994, banues në Viarexho
Bledar Marku, lindur në Shqipëri, 1985, banues në Viarexho
Gentjan Çizmja, lindur në Shqipëri, 1979, banues në Viarexho. /shekulli/.kohaislmae
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit