-2.5 C
Pristina
Thursday, January 16, 2025

Shkaqet të cilat shpiejnë drejtë lumturisë së vërtetë

Më të lexuarat

Shkaqet të cilat shpiejnë drejtë lumturisë së vërtetë
(Pjesa e tretë);

4. Përmendja e shpeshtë e Allahut dhe meditimi i Kur’anit;

Allahu xhele ue ala, thotë;
“…..e, me të vërtetë, kur të përmendet Allahu, zemrat qetësohen!”
(Rra’d : 28 )
” Tá, Hâ. Na, nuk ta kemi shpallur ty Kur’anin për të munduar.”
( Ta Ha: 1-2 ).

Kush e përmend vazhdimisht Allahun, do të jetojë jetë të lumtur, ndërsa kush nuk e përmend Allahun do të jetë i dëshpruar dhe nuk do ta shijoj lumturinë.

Allahu xhele ue ala, thotë;
” Kush shmanget nga Këshilla (Kur’ani) e Mëshiruesit të Githëmbarshëm, Na do t’ia ngarkojmë djallin dhe ai do t’i bëhet shok atij.”
(Zuhruf: 36).
” E, ai që shmanget nga Libri Im, ai do të ketë jetë të vështirë dhe, Na në Ditën e Kijametit do ta ringjallim të verbër atë.”
(Ta ha: 124).
” Vallë, a nuk duan ata të mendojnë për Kur’anin, apo në zemrat e tyre ka dryna?!”
(Muhamed: 24 ).
” A thua a është i (njëjtë) ai të cilit Allahu ia ka hapur zemrën për islamizëm, e ai është në dritën e Zotit të vet…?
Mjerë për ata që e kanë zemrën të pandishme kur përmendet Allahu; të tillët janë në humbje të qartë!”
(Zumer: 22 ).

5. Zemërgjerësia, zgjerimi i zemra dhe i gjoksave;
Allahu, xhele ue ala, thotë:
” (Musai) tha: “O Zoti im, zgjeroma krahërorin tim.”
(Ta Ha: 25 ).

Allahu, i drejtohet pegamberit, salallahu alejhi ve selem, duke i thënë:
أَ
” Vallë, a nuk ta kemi zgjëruar krahërorin (zemrën tënde).”
(Sherh: 1 ).
” Atë që Allahu don ta shpie (në udhë të mbarë) – Ai, zemrën e atij, ia disponon për islamin, e atë që don ta lë në humbje – Ai zemrën e tij ia shtrëngon dhe ia bënë të ngushtë, si të jetë duke u ngjitur në qiell. Kështu, Allahu, i ndëshkon ata që nuk besojnë.”
(El En’am: 125).
A thua a është i (njëjtë) ai të cilit Allahu ia ka hapur zemrën për islamin, e ai është në dritën e Zotit të vet…?
Mjerë për ata që e kanë zemrën të pandishme kur përmendet Allahu; të tillët janë në humbje të qartë!”
(Zumer; 22 ).

Allahu, per Junusin alejhi selam, thotë:
” Na iu gjegjëm atij dhe e shpëtuam nga brengosja. Kështu, Ne i shpëtojmë besimtarët.”
(El Enbija: 88 ).

6. Bamirësia ndaj njerëzve;
Kjo vepër është një nga veprat që më së shumti e duan njerëzit dhe që përmes saj njeriu bëhet i lumtur.

Allahu, xhele ue ala, thotë;
” Dhe kur arriti ai moshën e pjekurisë, Na i dhamë atij aftësi të të gjykuarit (në shpjegimë) dhe dijeni; dhe kështu Ne i shpërblejmë bamirësit.”
(Jusuf: 22 ).

Vazhdon…..

nga arabishtja;
Suad B. Shabani

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit