2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Shkaqet kryesore të lodhjes

Më të lexuarat

Të gjithë e dimë që gjendja emocionale e shkakton shpeshherë lodhjen më shumë sesa mundimi fizik. Doktor Xhozef Barmaku, sipas hulumtimeve të tij, ka vërtetuar se mërzia e shkakton lodhjen.


Ai e kishte marrë një grup studentësh dhe u kishte dhënë t’i plotësojnë disa pyetësorë. Doktori e dinte që ata s’ishin të interesuar për një testim të tillë. Ç’ndodhi pastaj? Studentët shpejt filluan të ankohen se janë lodhur, i zë gjumi, u dhemb koka dhe se u janë lodhur sytë. U irrituan. Disa kishin madje edhe shtrëngime në stomak. A mos ishte kjo vetëm një “trillim”? Jo. Me hulumtimin e metabolizmit të këtyre studentëve, u vërtetua se personat që mërziten në punë u bie shtypja e gjakut dhe te ta zvogëlohet shpenzimi i oksigjenit në gjak dhe e kundërta, i tërë metabolizmi “ngjallet” sapo njeriu të fillojë të interesohet për punën dhe të gjejë kënaqësi në të. Në qoftë se kryejmë një punë interesante dhe tërheqëse, siç është alpinizmi, nuk do të na lodhte më shumë sesa do të na lodhte mërzia.

Mërzia është shkaktari i vërtetë i lodhjes në punë

Lodhjen shpeshherë nuk e shkakton puna, por e shkaktojnë brengat, shqetësimet dhe ndjenjat e përbuzjes së punës. Silluni kinse puna ju zgjon interes. Në fillim do t’ju duket si ndonjë lojë, por do të shihni se do ta doni punën tuaj dhe kjo do t’ju ndihmojë që të ndiheni më të çlodhur dhe më të qetësuar. Mos harroni se puna që kryhet me dëshirë ndikon në disponimin tuaj të tërësishëm.

Si të shpëtoni nga pagjumësia

Njeriu një të tretën e jetës e kalon në gjumë, edhe pse askush në të vërtetë nuk e di se ç’është gjumi. E dimë se ai është një shprehi dhe gjendje e pushimit gjatë së cilës kohë natyra e përtërin organizmin, por nuk e dimë se sa orë gjumë i nevojitet çdo njeriu. Nuk e dimë madje se a është gjumi i domosdoshëm.

Kushti i parë për gjumë të mirë është ndjenja e sigurisë. Për besimtarët ilaçi më i mirë është lutja fetare, ndërsa jofetarët duhet të gjejnë mjete të tjera. Njëra nga mënyrat më të mira është ushtrimi i frymëmarrjes dhe i relaksimit. Dr. David Finku thotë se duhet ta bindim trupin që të flejë. Një nga mjetet më të mira që e shëron pagjumësinë është edhe lodhja fizike. Çfarëdo pune të lodhshme fizike që bëni para se të flini, do t’ju ndihmojë që të bëni gjumë të mirë.

Nëse dëshironi të liroheni nga brengat që ua sjellë pagjumësia, respektoni këto rregulla:

1. Nëse nuk keni gjumë, punoni diçka, apo merrni librin, Kur’anin dhe lexoni deri sa t’iu marrë gjumi!

2. Mos harroni se nga pagjumësia nuk ka vdekur askush! Brengosja për shkak të pagjumësisë e dëmton organizmin tonë më shumë sesa pagjumësia.

3. Mësohuni të relaksoheni! Praktikoni ushtrimet e frymëmarrjes dhe relaksimit!

4. Gjatë ditës lodhuni me ndonjë punë ose me ndonjë sport, sidomos para gjumit! Mos harroni se trupit të shëndoshë dhe të lodhur, gjumi i vjen vetvetiu!

5. Thuani lutjet e gjumit, suret: Felek, Nas, Ihlas, ajetin-kursi, dy ajetet e fundit të sures El-Bekare, etj.

Shkruar nga Jehona Kamberi – Telqiu/pertymoter.net/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit