3.4 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Shkalla e papunësisë në Turqi bie në 10,6 për qind

Më të lexuarat

ANKARA (AA) – Shkalla e papunësisë në Turqi ka rënë në 10.6 për qind në muajin shkurt, dy pikë më ulët në baza vjetore, njoftoi instituti statistikor i vendit, TurkStat, transmeton Anadolu Agency (AA).

TurkStat theksoi se numri i të papunëve të moshës mbi 15 vjeç, i cili ishte 3.35 milionë shkurtin e kaluar, është zvogëluar për 546.000 krahasuar me vitin e kaluar.

“Në të njëjtën periudhë, norma e papunësisë jo-bujqësore është regjistruar me 12.5 për qind, me një rënie prej 2.3 pikësh”, tha TurkStat.

“Ndërsa shkalla e papunësisë së të rinjve, përfshirë personat e moshës 15-24 vjeç, ishte 19 për qind me rënie prej 4,3 pikësh, shkalla e papunësisë për personat e moshës 15-64 vjeç ishte 10.5 për qind, me një rënie prej 2 pikësh”, njoftoi më tej TurkStat.

Numri i të punësuarve është rritur për rreth 1.2 milionë, për të arritur në afro 28.2 milionë për të njëjtën periudhë, duke e çuar shkallën e punësimit në 46.6 për qind, me një rritje vjetore prej 1.3 pikësh, shtoi instituti statistikor.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit