-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Shkalla e papunësisë është 20,8 për qind në Maqedoni

Më të lexuarat

Shkalla e papunësisë në tremujorin e tretë të vitit është ulur në 20,8 për qind, njoftoi Enti Shtetëror për Statistikë. Shkalla e papunësisë në fund të vitit 2017 ishte 22,4 për qind, ndërsa tremujorin e dytë të këtij viti 21,1 për qind.

Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë, në tremujorin e tretë të vitit 2018, popullata aktive në Republikën e Maqedonisë ishte 958.770 persona, nga të cilët 759.445 persona janë të punësuar dhe 199.325 persona janë të papunë.

Më e madhe është shkalla e papunësisë tek ata të moshës prej 25 deri në 49 vjeçare që do të thotë 45,8 për qind, tek ata prej 15 deri në 24 vjeçare arrin 20,8 për qind dhe tek ata prej 50 deri në 64 vjeçare 16,5 për qind.

Nga numri i përgjithshëm i burrave të papunë janë 122,957, ndërsa numri i grave është 76.368.

Të dhënat e Entit shtetëror për statistikë tregojnë se punëdhënësi më i madh në vend është industria e përpunimit ku punojnë 153.430 persona, pastaj bujqësia 120.695 dhe tregtia 109.485 persona.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit