Alergjia, dhe rastet e astmës janë duke u shtuar me shpejtësi nëpër botë.
Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në Evropë rreth viteve 1999-2004 rastet e astmës janë rritur 5 deri në 20%. Nëpër botë me miliarda njerëz vuajnë nga alergjia rinite kurse 300 milionë njerëz vuajnë nga astma.
Më përpara mendohej se arsyeja e alergjisë ishte rritja nëpër ambiente sterile. Sipas një kërkimi të bërë nga Shkolla e Pastrimit dhe e Mjekësisë Tropikale në Londër dhe Forumit Shkencor të Pastrimit Shtëpiak, arsyeja e vërtetë e alergjisë është zhdukja e disa mikroorganizmave që gjendeshin më parë në natyrë.
Profesoresha Sally Bloomsfield ka vënë në dukje se arsyeja e kësaj është pakësimi ose zhdukja tërësore e disa mikroorganizmave së bashku me urbanizimin.
Mikroorganizmat të cilat e mbrojnë njeriun nga alergjitë dhe sëmundje të tjera të imunitetit gjendeshin nëpër zonat rurale. Me urbanizimin botës janë shtuar edhe sëmundjet sepse mikroorganizmat që jetojnë në qytet janë të ndryshme nga ato të fshatit.
Shkencëtarët thonë se edhe arsyeja e shtimit të sëmundjeve të tjera si MS dhe infektimeve kronike dhe diabetit është përsëri mungesa e këtyre mikroorganizmave.
Ata thonë se identiteti i mikroorganizmave në fjalë nuk është konstatuar ende dhe se deri sa kjo të arrihet ata këshillojnë që individët të mos e neglizhojnë asnjëherë pastërtinë./trt/kohaislame