Erërat e forta që po mbizotërojnë në Kosovë konkretisht në Prishtinë, gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar disa incidente nëpër rrugët e kryeqytetit.
Në lagjen ‘Qafa’, konkretisht në rrugën Lidhja e Prizrenit afër një ndërtesë që është në ndërtim e sipër para disa minutave kanë rënë disa blloka nga lartë. Duke bërë që policia të dal në vendin e ngjarjes dhe t’i ndaloj qytetarët të mos lëvizin në rrugën në fjalë, raporton Indeksonline.
Gjithashtu, shkaku i erërave të forta pikërisht në këtë lagje është prishur edhe një tel i rrymës, i cili ka rënë në tokë dhe është rrezik që dikush të shkel në të. Pasi ende askush nuk ka marrë mundimin deri më tani ta largojnë atë nga aty.