1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Shiti veshkën për një iPhone, tani jeton në shtrat dhe nuk mund të bëjë pa dializë

Më të lexuarat

Pas operacionit, Wang-ut iu tha se do të bënte një jetë normale me vetëm një veshkë, por tetë vjet më vonë, 24-vjeçari është i sëmurë rëndë dhe i varur nga dializa.

Tetë vjet më parë, iPhone 4 ishte një simbol i statusit në shkollat e mesme në Chengzhou, por ai vinte nga një familje e varfër dhe nuk mund ta përballonte blerjen e një smartfoni të kësaj marke. Kështu që vendosi të shiste një nga organet e tij të shëndetshme.

Me ndihmën e një ndërmjetësi, Wang kontaktoi njerëz që specializohen në shitjen e organeve në tregun e zi dhe ranë dakord për një çmim prej 22,000 juan, që ishte më shumë se e mjaftueshme për sendin e ëndërruar, iPhone 4.

Për fat të keq, ky vendim i paarsyeshëm ia shkatërroi plotësisht jetën .

Në moshën 17 vjeç, mendoi se një veshkë do të ishte e mjaftueshme për të mbijetuar dhe doktori që u takua para operacionit i bindi se do të ishte në gjendje të kishte një jetë normale.

Operacioni u krye në një spital të paligjshëm në Chenzo, dhe megjithëse ata mendonin se ishte i suksesshëm, menjëherë pas kësaj komplikimet shëndetësore u shtuan. Kështu ndodh kur bën tregëti me shëndetin për një iPhone. /tesheshi.com

https://youtu.be/ne6SVcsmrrA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit