Kanë kaluar vetëm pak ditë që kur u lëshua iPhone 5 në Kinë dhe tashmë 2 milionë kopje janë shitur.
Gjiganti i teknologjisë Apple ka lajmëruar se modeli i vet i fundit i smartfonit të popullarizuar është duke u shitur më shpejt se ndonjëherë më parë në shtetin e Lindjes së Largët.
“Reagimi i konsumatorëve për iPhone 5 në Kinë ka qenë i pabesueshëm, duke vendosur një rekord të ri me shitjet më të shumta në fundjavën e parë në Kinë,” -tha në një deklaratë shefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook.
“Kina është një treg shumë i rëndësishëm për ne dhe konsumatorët atje nuk mund të presin që të vendosin në duart e tyre produktet e Apple.”
iPhone 5 doli në shitje në Kinë të enjten. Qindra mijëra rezervime online ishin bërë tashmë për pajisjen.
Pajisja është në dispozicion përgjatë bartësve China Telecom dhe China Unicom dhe, deri tani, ende nuk është duke u ofruar në China Mobile, që është bartësi më i madh i shtetit. (PC World Albanian)/kohaislame