4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Shishet e plastikës shkaktojnë kokëdhimbje dhe sterilitet?

Më të lexuarat

Shkencëtarët britanikë kanë zbuluar se konsumimi i lëngjeve nga gotat dhe shishet e plastikës, në shumë raste mund të shkaktojë kokëdhimbje.
Edhe më herët është thënë se substancat përbërëse në ambalazhin sintetik të plastikës kanë ndikim negativ në shëndet, me ç’rast shkaktojnë disa probleme shëndetësore, duke përfshirë edhe kontributin ne sterilitet dhe infarktin e zemrës.

Ndërkaq, studimi i ri tregon se këto substanca shkaktojnë edhe kokëdhimbje.

Autorët i kanë analizuar edhe studimet e mëparshme dhe i kanë kombinuar me rezultatet e tyre.

Kështu, ata kanë ardhur në përfundim se substancat e pranishme në plastikë ndikojnë në nivelin e hormoneve duke shkaktuar, mes tjerash, edhe kokëdhimbje të forta.

Alternativa është ruajtja dhe konsumimi i ujit nga shishet dhe enët e qelqit.

/Mjeku/kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit