4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Shini momentin e arrestimit të dy gjobëvënësve në Lezhë

Më të lexuarat

Policia i kapi në një makinë dy personat që i kishin vënë gjobë një biznesmeni. Ata i kërkoinin 25 mijë euro dhe nëse nuk do t’ua jepte, e kishin kërcënuar se do t’i vriste djalin.

Autorët janë Dodë Gjoka, i vitlindjes 1980, lindur në Mirditë dhe banues Kodër Marlekaj Lezhë, me gjendje gjyqësore i dënuar më parë për Tentative vrasje dhe Mark Quku, i vitlindjes 1968, lindur në Shkodër dhe banues në Malecaj.

Biznesmeni, pasi njoftoi policinë dhe prokurorinë e krimeve të rënda, u la takim dy personave duke pranuar t’u jepte paratë.

Sapo kanë marrë paratë në vend –takim, policia ka ndërhyrë, siç mund ta shihni në videon më poshtë të publikuar nga Lapsi.al

V.P. ishte kërcënuar me jetën e djalit të tij nga disa mesazhe të ardhura në numrin e tij celular.

Pas 5 orësh nga momenti i kërcënimit policia ka arrestuar në flagrancë në vendin e quajtur Malecaj, tek ura e fshatit, autorët e dyshuar.

Në momentin e kapjes në flagrancë këtyre shtetasve iu është gjetur qesja me para e marrë nga vendi ngjarjes, telefoni celular me të cilin kanë dërguar sms-të kërcënuese, një palë dylbi të cilat i përdornin për të vrojtuar, automjeti tip Benz me targa AA 992 IO me të cilin udhëtonin autorët.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit