Njerëzit në Shtetet e Bashkuara kanë një oreks të pangopur për të parë video online.
Sipas shifrave të reja të publikuara nga ndërmarrja hulumtuese e tregut, ComScore, 85.5 përqind e njerëzve me akses në internet në Shtetet e Bashkuara panë vërtet shumë video online në muajin korrik – 184 milionë njerëz panë 36.9 miliardë video online në vetëm një muaj.
Sa për krahasim, kjo do të thotë që çdo person në Tokë të shikojë të paktën 5 video.
Zgjedhja e parë e shikuesve amerikanë është Google, gjë që nuk është aspak befasuese duke marrë parasysh rritjen dhe popullaritetin e YouTube.
Sidoqoftë, ajo që është befasuese është se vendi i dytë i takon Facebook-ut.
Kjo nuk është hera e parë që rrjeti shoqëror ka arritur aq lart në tabelën e videove, por ka kaluar një kohë e gjatë që kur renditej për herë të fundit në këtë vend.
Në vendin e tretë është Yahoo, në të katërtin VEVO dhe Microsoft në të pestin.
Të dhënat e tjera nga raporti i ComSCore tregojnë se njerëzit në Shtetet e Bashkuara panë 9.6 miliardë video të reklamave të ndryshme në korrik, ku sërish vendin e parë e zë Google, i ndjekur nga pas nga Hulu.
ComScore tregon se 20 përqind e të gjitha videove të para online ishin video reklamash. (PC World Albanian)/kohaislame