12 C
Pristina
Friday, January 10, 2025

SHIIZMI, DOKTRINA IZRAELITE

Më të lexuarat

SHIIZMI, DOKTRINA IZRAELITE

Ndërsa po të shikojmë në Islamin që pretendojnë sot Shiat dhe sektet e tyre do të vërejmë që ai nuk ndryshon shumë nga doktrinat e tjera njerëzore të kaluara apo të tashme nëpër faqet e historisë. Doktrina e dinastive është njohur që në kohët e lashta të grekëve, faraonëve, romakëve, persëve etj. dhe po të shikojmë doktrinën shiite të dinastisë së familjes profetike nuk ndryshon shumë nga këto që përmendëm më sipër.

Doktrina shiite është favorizuese e familjes Profetike, por jo e të gjithë asaj. Ndonjëherë ajo përkrah shenjtërim e familjes së Aliut më shumë se atë të Profetit (a.s). Përkrah më shumë vajzën e vogël të Profetit (a.s) se vajzat e tjera të tij. Atëherë këtu kuptohet që dashuria e tyre deri në shenjtërim, është klasore dhe diskriminuese. Sepse familja e Profetit (a.s) nuk ishte vetëm Fatimja (Zoti qoftë i kënaqur prej saj) por ishte Zejnebja, Umu Kulthumi, bile edhe gratë e Profetit (a.s), Hatixhja[1], Aishja (Zoti qoftë i kënaqur prej saj) vajza e Ebu Bekrit të cilin shiat e ofendojnë atë bashkë me vajzën e tij Aishen.

Këta pjesëtarë të familjes së Profetit (a s) janë lënë në hije nga doktrina shiite dhe shkaku ishte shumë i thjeshtë. Virusi që ata morën nga Abdullah ibn Sebe` kishte emrin e Ali ibn Ebi Talibit dhe familjes se tij. Sepse ata jetonin akoma në kohën e tij dhe mund të ishin faktor përqendrimi të vëmendjes së njerëzve të pa ditur.

Ndërsa pjesa tjetër kishin vdekur ose nuk mendonin si Aliu (Zoti qoftë i kënaqur prej të gjithë familjes së Profetit dhe shokëve të tij). Kjo është ura lidhëse ndërmjet ideve të Abdullah ibn Sebe` dhe doktrinës së shiave.
Megjithëse shiat e mohojnë ekzistencën e këtij hebreu djallëzor dhe ndërhyrjet e tij. Por historia bile edhe nga referencat shiite nuk është dakord me këtë pretendim të tyre.

Nëse imagjinojmë Profetin (a.s) të gjallë dhe të dëgjojë ofezat e tyre për Aishen jam i sigurt që do të zemërohej po aq sikur të dëgjonte të njëjtën ofezë për vajzën e tij. Bile rast për këtë kemi ngjarjen e “Ifkut” (shpifjes së madhe) kundër Aishes, qëndrimin që mbajti Profeti (a.s) ndaj shpifësve që cenonin nderin e tij dhe të gruas së tij. Megjithatë vlerat e Aishes më mirë se çdo kush i mbrojti Allahu (xh.sh) me ajetet që zbriti enkas për nderin e kësaj gruaje besimtare, nënës së gjithë Ummetit musliman. Nëse hulumtojmë shumë në këto vlera, atëherë do të kuptojmë se cilët janë personat që ofendohen nga shiat dhe çfarë ndryshimi kanë ofenduesit e tyre të sotëm me ata që përhapën këtë ofendim në atë kohë. Do të kuptojmë qëndrimin e Allahut (xh.sh), të Profetit (a.s) dhe të gjithë besimtarëve ndaj tyre.
Së fundi mund të themi sa hyjnor është Islami që zbriti nga Allahu (xh.sh) për të gjithë njerëzimin dhe sa njerëzor, i domosdoshëm, diskriminues dhe klasor është Islami që pretendojnë shiat.

(Marre nga libri; Islami ne Kohe Trazirash, Eduart Thartori)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit