10 shtatori shënon ditën ndërkombëtare të parandalimit të vetëvrasjes, por edhe pse në Shqipëri shifrat e personave të vetëvrarë janë shumë të larta, asnjë aktivitet nuk u ndërmor, apo qoftë edhe një apel i thjeshtë.
Statistikat zyrtare nga INSTAT tregojnë se gjatë 3 viteve të fundit 659 persona kanë kryer vetëvrasje, ndërkohë që për vitin 2018 ende nuk ka asnjë të dhënë zyrtare, edhe pse burime pranë urgjencës bëjnë të ditur se numri i personave që kanë tentuar vetëvrasjen është i konsiderueshëm.
Psikologët shprehen se një nga shkaqet kryesore që çojnë drejt vetëvrasjes janë çrregullimet mendore, depresioni, stresi si dhe konsumimi i alkoolit dhe drogave të ndryshme.
Specialistët gjithashtu shtojnë se një nivel në rritje i tentativave për vetëvrasje vihet re tek adoleshenët, për shkak të ndikimit që kanë nga filmat.
Ndërkohë edhe pse numri i vetëvrasjeve është i lartë, roli i psikologut në shoqëri mbetet ende i zbehtë.