Hapësirat publike janë mbushur me tarraca të shumta, ndonëse zyrtarisht dhënia e këtyre hapësirave në shfrytëzim për kafeteritë, ende nuk ka filluar.
Gjashtë euro do të paguajnë për metër katror lokalet, ndërsa atyre drejtori i shërbimeve publike, Gent Begolli, mendon t’u vërë kushte estetike.
Idetë e komunës ende nuk kanë mbërritur nëpër ata që kanë lokale.
Derisa frekuentimi i qytetarëve nëpër kafeteri është i madh, ata kanë ankesa për bllokim të trotuareve.