Versioni i fundit i Windows 8 është shfaqur në Internet vetëm një ditë pasi Microsoft e bëri këtë sistem të disponueshëm në partnerët e OEM.
Kopja e shfaqur është një version “N” i Windows 8 e cila do të thotë se nuk përfshinë Windows Media Player, kjo si pasojë e një rregulli të Bashkimit Evropian i cili thotë se Windows duhet të ofronte një kopje që nuk përfshinte Media Player.
Versioni “N” është tani i disponueshëm publikisht në faqet e shpërndarjeve. Microsoft ka refuzuar të komentoj rreth këtij lajmi, por duket e pranueshme që dikush që punon tek OEM është përgjegjës për këtë gjë.
Siç u deklarua edhe dje, konsumatorët nuk do jenë në gjendje të marrin versionin final të Windows deri më 15 gusht. Kjo u jep zhvilluesve më shumë se 2 muaj kohë që të shfaqin versionin e tyre me pagesë në Windows Store.
Ashtu siç dihet publikisht, Microsoft e ka vendosur datën e lansimit më 26 tetor për gjeneratën e re të sistemit operativ. Kjo është ndoshta rruga më e mirë për ju që të prisni derisa sistemi operativ të shfaqet përpara se ta ndryshoni atë.
Azhurnimi i sistemit ka një çmim 39.99 dollarë për ata që kanë një kopje të licensuar të Windows XP, Vista apo 7. Për më tepër, nëqoftëse keni blerë një kopje të Windows 7 në muajt që pritet të dalë Windows 8, ju do mund ta azhurnoni sistemin për vetëm 14.99 dollarë. (PCWorld Albanian).kohaislame