-1.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Shesheli : Nuk shkoj në Hagë

Më të lexuarat

Lideri radikal serb, Vojislav Sheshel, ka thënë se nuk do t’i dorëzohet vullnetarisht Gjykatës së Hagës.
 
Sheshel u ka bërë thirrje anëtarëve të partisë së tij që të përgatiten për zgjedhjet duke thënë se Partia Radikale po bëhet çdo ditë e më e fortë.
 
Sheshel, sipas medieve serbe, në Kongresin e 9-të të partisë ku është kandidati i vetëm për kryetar tha se padia kundër tij ishte ngritur për ta ndarë atë nga Beogradi dhe gjatë asaj kohe Perëndimi të rekrutoj ish bashkëpunëtorët e tij, duke aluduar te ish bashkëpartiakët, presidentin Tomislav Nikoliq dhe kryeministrin Aleksandar Vuciq, transmeton lajmi.net.
 
Lideri radikal tha se duhet të braktiset rruga e anëtarësimit në BE, duke shtuar se e vetmja alternativë për popullin serb është aderimi në Bashkimin Euroaziatik të prirë nga Rusia.
 
“E ardhmja jonë është e lidhur me fatin e Rusisë, anija jonë e vogël duhet të lidhet me anijen e madhe ruse, dhe nuk do të duhet të merakosemi se ajo do të zhytet ndonjëherë”, ka thënë ndër të tjera Sheshel./rtk
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit