0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Sheshel: Të presim derisa të shkojë NATO dhe ta marrin Kosovën e Shqipërinë deri në Durrës

Më të lexuarat

Lideri i Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel, i cili është dënuar me 10 vjet burg nga Tribunali i Hagës për krime lufte, vazhdon me deklarata që bëjnë thirrje për luftë në Kosovë. Madje ai shkon edhe më larg duke synuar që Serbia të marrë edhe një pjesë të Shqipërisë.

Sheshel, përmes një postimi në Twitter, ka treguar se Serbia duhet të përgatitet që me luftë sërish ta marr Kosovën, pasi nga atje të tërhiqen forcat e NATO-s.

“Në mënyrë që ta çlirojmë Kosovën dhe Metohinë, ne duhet që me forca të fuqishme ushtarake dhe policore të ndjekim të gjithë shqiptarët që nuk e njohin shtetin serb. Këtë nuk mund ta bëjmë derisa NATO është atje. Ndërkohë, derisa presim  që NATO shkojë dhe të vërsulemi atje, duhet që nën kontroll të fortë serb të mbajmë bile një pjesë të Kosovës”, ka shkruar Sheshel.

Ai më pastaj u ndrëlidh edhe me një mesazh tjetër rreth demarkacionit dhe tha kjo nuk duhet të ndodhë.

“Nuk duam kurrëfarë demarkacioni me shqiptarët. Ne serbët duhet të bëjmë demarkacionin në Shqipëri me grekët, diku në rripin e Durrësit. Perandoria Austro-Hungareze e krijoi Shqipërinë si një shtet artificial, për të parandaluar Serbinë të dalë në det. Në Shqipërinë e Veriut, është trashëgimia jonë. Atje gjithçka është serbe, edhe toka dhe guri”, tha Sheshel në një postim në rrjetin social.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit