1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Sheshel refuzon t’i dorëzohet Hagës

Më të lexuarat

Lideri i radikalëve serbë, i akuzuari për krime lufte Vojislav Sheshel, ka thënë se s’do t’i dorëzohet Tribunalit të Hagës, e as që do t’i dorëzojë çfarëdo raporti mjekësor, qoftë Hagës apo autoriteteve serbe.

Shesheli për gazetën “Politika” të Beogradit ka thënë se ia ka ndaluar konsiliumit të mjekëve që t’u dorëzojë çfarëdo dokumenti lidhur me shëndetin e tij zyrtarëve të Hagës dhe pushtetarëve serbë.
Ai ka thënë se prej se është kthyer në Serbi është duke punuar në drejtim të rrënimit të regjimit të kryeministrit Aleksandar Vuçiq dhe se konsideron se nëse bie qeveria kjo nuk do ta destabilizojë vendin.
 
Kryeradikali serb, i cili para Gjykatës Ndërkombëtare përgjigjet për krime të rënda lufte në Kroaci dhe Bosnje e Hercegovinë në vitet 90, vitin e kaluar për arsye shëndetësore u lëshua nga paraburgimi në arrest shtëpiak.
 
Për shkak të shkeljes së kushteve për të cilat u lëshua për mjekim në Serbi, Tribunali këto ditë kërkoi që Shesheli të kthehet në qeli, ndërsa nëse këtë nuk e bën vetë, pret që autoritet serbe ta dorëzojnë.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit