-1.2 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Shërohet 77 vjeçarja nga coronavirusi

Më të lexuarat

Një 77-vjeçare nga Fushë-Kruja ka lënë këtë të diel spitalin infektiv pasi është shëruar prej coronavisurit.

Lajmin e ka përcjellë në rrjetin social Ministrja e Shëndetësisë, e cila shkruan se nën Hikja, 77 vjeçe, është shëruar plotësisht.

“Nënë Hike plot 77 vjeç nga Fushë-Kruja, sot ka lënë e shëruar spitalin infektiv dhe është kthyer pranë familjes. Që nga fillimi i epidemisë, më shumë se 60% e të prekurve nga COVID19 janë shëruar, ndërsa Kruja ka sot numrin më të lartë të të prekurve aktivë”, shkruan Manastirliu në rrjetet sociale.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit