Sot në Hanin e Elezit kujtohen trembëdhjetë dëshmorë të rënë në luftën e fundit çlirimtare. Kjo trevë veçohet për kontribut në logjistikën e UÇK-së, si dhe për disa beteja me ushtrinë, policinë dhe paramilitarët serbë.
Me aktivitete të ndryshme tematike, përkujtimore e kulturore organizuar nga komuna do të shënohet Dita e Dëshmorëve të Hanit të Elezit.
Ora 16.00- Homazhe Varrezave të Dëshmorëve në Pustenik.
Ora 17:00- Program kulturor nga SHKA “SHARRI”në Shtëpinë e Kulturës “Imri Curri”
29 Gushti ”Dita e Dëshmorëve të Hanit të Elezit” është radhitur në kalendarin e ngjarjeve zyrtare të komunës për të nderuar luftën e lavdishme të UÇK-së, të gjithë ata që luftuan e punuan, në veçanti për të nderuar sakrificën e dëshmorëve dhe familjeve të tyre.