Ngjyrat e flamurit të Kroacisë dhe mbishkrimi “Faleminderit Kroaci / Hvala Hrvatska”, kanë ndriçuar sonte ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.
Nëpërmjet ngjyrave ndriçuese, Qeveria e Kosovës ka falënderuar Kroacinë për ndihmën që ua dha bashkatdhetarëve tanë, pas aksidentit tragjik në afërsi të qytetit Slavonski Brod, ku humbën jetën dhjetë bashkatdhetarë të cilët udhëtonin nga Gjermania për në Kosovë.
Mirënjohje dhe respekt të veçantë Qeveria e Kosovës shprehë për Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq dhe përkushtimin e tij personal për të ndihmuar bashkëqytetarët e lënduar dhe institucionet e Kosovës.