-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Shenjë e Kijametit? Lumenjtë Tigër dhe Eufrat kanë filluar të thahen

Më të lexuarat

Sipas një raporti që është botuar në New York Times, hulumtuesit nga NASA dhe Universitetit i Kalifornisë kanë gjetur se lumenjtë që shtrihen ndërmjet Turqisë, Sirisë dhe Irakut, përkatësisht lumi Tigër dhe Eufrat kanë filluar të thahen.
 
Një studiues nga Universiteti i Kalifornisë, Jay Famiglietti tha: “Rreth 60 % e humbjes është për shkak të pompimit të ujërave nëntokësore nga rezervuarët nëntokësor. Ne kemi gjetur gjatë një periudhe shtatë-vjeçare duke filluar në vitin 2003 se një pjesë e Turqisë, Sirisë, Irakut dhe Iranit përgjatë lumit Tigër dhe Eufrat basenet e lumenjve i humbën 117 milionë metra acre (144 km2) e ujërave të ëmbla totale të ruajtura. ”
 
“Shkalla e rënies u intensifikua sidomos pas një thatësire në vitin 2007. Ndërkohë, kërkesa për ujëra të ëmbël vazhdon të rritet “, tha ai.
 
Hulumtuesit gjithashtu parashikuan se lumi do të thahet edhe më shumë në sezonin e thatë të vitit të ardhshëm.
 
Aq e vërtetë është ajo që ishte thënë nga Resulullahu salallahu alejhi ue selam në një hadith transmetuar nga Imam Buhariu, “Dita e Gjykimit nuk do të ndodhë para se të thahet lumi Eufrat dhe ta zbulon një ‘kodër të arit’ e cila do ti drejton njerëzit për të luftuar. 99 nga 100 njerëz do të vriten (në betejë), dhe secili prej tyre thotë: “Ndoshta unë jam i vetmi që do të qëndrojë i gjallë.”(Islampress)
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit