4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

SHENJAT E DASHURISË NDAJ PEJGAMBERIT [alejhi selam]

Më të lexuarat

Allahu,subhanehu ve teala, e veçoi Pejgamberin, Alejhi selam, me veçori te shumta, si: zotëriu i tere njerëzimit, vula e pejgambereve, i dërguar tek te gjithë njerëzit…Thotë Allahu,subhanehu ve teala,” قُلْ يَا أَيُّهَا النَّاسُ إِنِّي رَسُولُ اللّهِ إِلَيْكُمْ جَمِيعًا ” Thuaj (Muhammed): “O ju njerëz! Unë jam i dërguari i All-llahut te të gjithë ju… ( A’raf 158)
Ne atë qe nuk ka asfare dyshimi është se ne në raport me këtë pejgamber fisnik kemi obligime te shumta, te cilat patjetër se duhet realizuar; duhet vërtetuar thëniet e tij, duhet zbatuar atë qe ka urdhëruar dhe shmangur asaj, prej se cilës na ka ndaluar.
Poashtu ne raport me këtë pejgamber te nderuar duhet ta realizojmë edhe dashurinë ndaj tij, qofte si besim, fjale apo edhe vepër. Dashurisë ndaj tij duhet t’i japim përparësi ndaj çdo gjeje tjetër, madje edhe ndaj vetvetes sonë. Thotë Pejgamberi Alejhi selam” لايؤمن أحدكم حتى أكون أحب إليه من ولده ووالده والناس أجمعين Nuk ka besuar askush prej jush derisa te jem me i dashur tek ai sesa femiu, prindi dhe tere njerëzit”. (Buhariu dhe Muslimi)
Është e njohur se ai, i cili e do ndokë e favorizon atë dhe përputhjen me te (ne mendime, ide,etj) sepse ne te kundërtën, ai nuk është i sinqerte ne atë qe pretendon. Ai, i cili me te vërtet e donë Pejgamberin, Alejhi selam, natyrisht se do te këtë shenja, te cilat do ta argumentojnë këtë dashuri.

Ne vijim, lexues i nderuar,ke shenjat ,te cilat aludojnë ne dashurinë ndaj Pejgamberit, Alejhi selam!

  • 1-Pasimi i tij dhe mbajtja për sunnetin e tij. Thotë Allahu ” قُلْ إِن كُنتُمْ تُحِبُّونَ اللّهَ فَاتَّبِعُونِي يُحْبِبْكُمُ اللّهُ ” Thuaj: “Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu t’ju dojë… (Ali Imran 31) Poashtu ka thënë” لَقَدْ كَانَ لَكُمْ فِي رَسُولِ اللَّهِ أُسْوَةٌ حَسَنَةٌ لِّمَن كَانَ يَرْجُو اللَّهَ وَالْيَوْمَ الآخِرَ وَذَكَرَ اللَّهَ كَثِيرًاِ ” Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e All-llahut, kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e All-llahut në botën jetër, …(Ahzab 21). Ndërsa argumenti nga sunneti për këtë është vet fjala e Pejgamberit,Alejhi selam,” لايؤمن أحدكم حتى يكون هواه تبعاً لما جئت به Askush prej jush nuk ka besuar derisa edhe epshi (hobi) i tij te jete ne përputhje me atë,qe unë e solla (pra fenë)”.( Neveviu,ne El Erbeine En Nevevijje, thotë se ky hadithe është i vërtet ndërsa te tjerët e kane cilësuar si te dobët)
  • 2- Përmendja e shpeshte e tij, mallëngjimi për ta pare sepse kush e do dike do ta përmend shume dhe do ta dëshirojë takimin e tij. Ibnul Kajjimi ka thënë” Sa here qe e përmend te dashurin, te mirat dhe gjerat qe ta sjellin dashurinë e tij,te shtohet dashuria për te,mallëngjehesh për ta takuar dhe dashuria për te ta pushton zemrën”.
  • 3- Lavdimi me atë qe ai e meriton. Lavdimi me i mire do te ishte lëvdimi i ngjashëm me atë, qe e lëvdoi Allahu,subhanehu ve teala, ose e lëvdoi ai veten e tij. Thënë me qarte, forma me e mire është ” Es Salatu Ves Selamu Alejhi (Mëshira dhe përshëndetjet qofshin mbi te). Kjo bazuar ne fjalën e Allahut” إِنَّ اللَّهَ وَمَلَائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا صَلُّوا عَلَيْهِ وَسَلِّمُوا تَسْلِيمًاِ ” Eshtë e vërtetë se All-llahu dhe engjëjt e Tij me madhërim e mëshirojnë Pejgamberin.
    O ju që keni besuar, madhërojeni pra atë (duke rënë salavatë) dhe përshëndeteni me selam..( Ahzab 56) Ne këtë ajet, Allahu,subhanehu ve teala, na urdhëroi qe te biem salavat mbi te dhe mu për këtë, Pejgamberi Alejhi selam ka thënë” البخيل من ذُكِرت عنده فلم يُصلِ علي Koprrac është ai, ne prezence të të cilit përmendem, ndërsa nuk bie salavat mbi mua”.(Tirmidhiu)
  • 4- Gjykimi sipas sunnetit te tij. Thotë Allahu, subhanehu ve teala,” فَلاَ وَرَبِّكَ لاَ يُؤْمِنُونَ حَتَّىَ يُحَكِّمُوكَ فِيمَا شَجَرَ بَيْنَهُمْ ثُمَّ لاَ يَجِدُواْ فِي أَنفُسِهِمْ حَرَجًا مِّمَّا قَضَيْتَ وَيُسَلِّمُواْ تَسْلِيمًاِ ” Për Zotin tënd jo, ata nuk janë besimtarë (të asaj që të zbriti ty as të asaj para teje) derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në atë konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tënd) të mos ndiejnë pakënaqësi nga gjykimi yt dhe (derisa) të mos binden sinqerisht. ( Nisa 65)
  • 5- Dashuria ndaj familjes dhe shokëve te tij si dhe urrejtja ndaj armiqve te tij.
  • 6- Mbrojtja e sunnetit te tij nga intrigat e njerëzve te prishur, nga komentet e njerëzve jokompetente dhe injorante si dhe nga dyshimet e zemërsëmurve.
  • 7- Edukata gjate përmendjes se tij. Emri i tij nuk përmendet vetëm si emër por krahas kësaj, duhet te shoqërohet edhe me salavat, ose i thuhet “I dërguari i Allahut,Subhanehu ve teala”,etj.
  • 8- Përhapja e sunnetit te tij dhe kumtimi i saj njerëzve. Thotë Pejgamberi Alejhi selam” بلغوا عني ولو آية Kumtoni prej meje madje edhe një ajet (tekst kur’anor ose hadith)”. ( Buhariu dhe Muslimi)

Lexues! Përpiqu qe te realizosh këtë shenja dhe dije se dashuria ndaj Pejgamberit nuk është tinguj te këndosh me ta, nuk është fjale, te cilat thuhen dhe as poezi, qe ta recitosh por është respekt, pasim dhe mbajtje traditën e tij.
E lusim Allahun, subhanehu ve teala, qe te na mundësoi pasimin e sunnetit te tij!

Marre nga: www.islamweb.net
Përshtati ne gjuhen shqipe: Sedat Gani Islami/sedatislami.wp
2 qershor 2005

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit