Katërmbëdhjetë Shkurtin,
asnjëherë s’e pres,
të të bie lule,
moj lulja me vesë.
Katërmbëdhjetë Shkurti,
që e kanë bekuar,
nuk është për mua,
një ditë e shënuar!
Ti mos m’u mërzit,
dritë e bukurisë,
se të gjitha ditët,
janë të dashurisë!
Jo-Shën Valentini,
nuk më duhet mua,
se s’pres dot një vit,
të të them: “Të dua!.”
Ti mos m’u mërzit,
s’jam për t’u qortuar,
se me ty çdo ditë,
jam i dashuruar.
Nuk pres këtë ditë,
lule të të bie,
se e kam çdo ditë,
ditë dashurie.
Ti mund të mërzitesh,
Sot o shpirti im,
po “Shën Valentin”,
është një gabim!
Vetëm dashuria,
na mban gjallë në jetë,
ndaj një ditë të vetme,
ajo s’mund të ketë!
Sot mos prit nga unë,
gjithë këngët e shpirtit,
se për ty kam këngë,
në çdo ditë të vitit.
Zjarre dashurie,
kur dy zemra kané,
një “Shën Valentini”,
gjithë ditët janë…
Ç’është dashuria?!..
Nuk e di akoma,
ç’është dashuria-,
të jesh çdo sekondë,
në ëndrrat e mia!
Mëndja natë e ditë,
tek ty të më mbetet,
dhe portreti yt,
në sy të më tretet!
Ende nuk është gjendur,
çje-moj dashuri?.
Të jem një i çmendur,
por vetëm për ty!
Nuk e di akoma,
ç’është dashuria,
të tretesh si drita,
në ditët e mia!
Nuk e di akoma,
nuk ja di sekretet,
emri yt i bukur,
në buzë të më mbetet!
Të gjitha përgjigjet,
ende s’i kam gjetur,
po në dorën tënde,
ora më ka mbetur!
Arben Duka