-0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Shën Pali – Themeluesi i fesë së re të cilën sot e njohim si krishterizëm

Më të lexuarat

Senad Maku

Isai a.s./ Jezusi ishte njëri ndër pejgamberët e zgjedhur të Allahut xh.sh., ishte një nyjë në zinxhirin e gjatë të pejgamberëve prej Ademit a.s./Adamit e deri tek i dërguari i fundit Muhamedi s.a.v.s., të cilët Zoti i dërgoi që t’ua përcjellin me s a zhin e Tij, njerëzve, kombeve të ndryshme sa herë që ata kishin nevojë për një udh ëheqje, apo sa herë që devijonin nga mësimet e Zotit xh.sh.

Izraelitët, të cilët kishin devijuar nga mësimet e Musait a.s./ Moisiut dhe të dë r guarve të tjerë që u kishin ardhur atyre dhe të cilët e braktisën rrugën e drejtë e besimin e pastër që ua kishin treguar pejgamberët e Zotit.

Allahu xh.sh. përgatiti në mënyrë të veçantë Isanë a.s./ Jezusin për ta vazh duar misionin e pejgamberëve të tjerë para tij, duke i thirrur njerëzit në rrugën e drejtë dhe besimin në një Zot e duke i larguar nga rruga e shtrembër, idhujtaria.

Dyzet vjet pas Isait a.s./ Jezusit, romakët e pushtojnë Jerusalemin. Një pjesë të hebrenjve i vranë, kurse një pjesë tjetër i zunë robër. Torën dhe librat e tjerë, pothuajse që të gjithë, i dogjën. Jerusalemin e kthyen në gërmadhë, ndërsa pasu e sit e Isait a.s./ Jezusit u shpërndanë gjithandej dhe nisën ta përhapnin fenë e Je zusit, fenë e pastër dhe besimin në një Zot.[1]

Pas kësaj, hebrenjtë u bashkuan me romakët, grekët dhe idhujtarët për ta luf tuar fenë e Jezusit/ Isait a.s. Madje, në rastet kur i kapnin pasuesit e Isait a.s./ Jez u sit i nxirrnin në arena për t’i shqyer luanët. Çifuti (hebreu) Dhunuvas dhe nje r ë zit e tij i hidhnin të krishterët e Nexhranit, të cilët s’e pranonin hebraizmin, në he ndeqe me zjarr dhe i sodisnin teksa digjeshin. Megjithatë, besimtarët që i qën d ruan besnikë të Isait a.s. nuk hiqnin dorë prej besimit dhe, për çështjet e tyre, shkonin pa frikë drejt e në zjarr.[2] Në Kur’anin e Madhëruar këta quhen “Shokët e Hendekut”, për të cilët Allahu xh.sh. thotë:

“Pasha qiellin me plot yje, Pasha ditën e premtuar, Pasha atë që dëshmon dhe atë që dëshmohet! Mallkuar qofshin ata, të zotët e hendeqeve, të zjarrit me plot lëndë djegëse, kur ata rrinin ulur rreth tij dhe dëshmonin atë që bënin me besimtarët”. (Bu r uxh 1-7)

Nxënësit dhe ndjekësit e fesë së Jezusit/ Isait a.s. u keqtrajtuan në mënyra të ndryshme e më barbare nga ana e hebrenjve. Kështu, në mesin e hebrenjve ishte edhe hebreu me emrin Pali (që në hebraishte quhej Saulo[3]). Pali ishte fanatik çifut, madje shumë aktiv, i cili, si pjesëtar i “racës së zgjedhur”, nuk dëshironte të dëgjonte se në Palestinë ishte paraqitur një profet, që pretendonte të ishte Mesia. Shkurt, u bë kundërshtar i rreptë i Jezusit dhe fanatik i madh kundër pasuesve të tij, i palodhur në dëmtimin dhe mizorinë e tyre. Në fund, protagonisti kryesor i transformimit të sektit hebraik në religjion botëror.[4]

Keqtrajtimin që e kanë bërë Pali dhe të tjerët e tregojnë Veprat e apostujve 26:9-11, ndërsa për këtë dëshmojnë vetë fjalët e Palit, i cili tha:

“Unë vetë mendova se ishte detyra ime të bëj shumë gjëra kundër emrit të Jezusit Nazarenas. Dhe këtë kam bërë në Jerusalem; mbasi kam marrë pushtet nga krerët e pri f tërinjve, futa në burg shumë shenjtorë dhe, kur i vrisnin, jepja miratimin tim. Dhe shpesh, duke shkuar nga një sinagogë te tjetra, i kam detyruar të blasfemojnë dhe, me zemërim të madh kundër tyre, i kam përndjekur deri në qytetet e huaja”.

Në një vend tjetër tregohet edhe mënyra e vrasjes së Stefanit në prani të Palit dhe miratimi i tij për vrasje të tilla:

“Dhe, si e nxorën jashtë qytetit, e vranë me gurë. Dëshmitarët i vunë rrobat e tyre te këmbët e një djaloshi, të quajtur Saul (Pal). Kështu e vranë me gurë Stefanin”. (Veprat e apostujve 7:58-59)

“Por Sauli e kishte miratuar vrasjen e tij. Në atë kohë u bë një përndjekje e ma dhe kundër kishës që ishte në Jerusalem; dhe të gjithë u shpërndanë nëpër krahinat e Ju desë dhe të Samarisë, me përjashtim të apostujve… Por Sauli po shkatërronte kishën: hy nte shtëpi më shtëpi, merrte me vete burra dhe gra dhe i fuste në burg”. (Veprat e apostujve 8:1,3)

“Atëherë unë thashë: “O Zot, ata e dinë vetë se unë burgosja dhe rrihja nga një sinagogë te tjetra ata që besonin në ty; kur u derdh gjaku i Stefanit, dëshmorit tënd, edhe unë isha i pranishëm, e miratoja vdekjen e tij dhe ruaja rrobat e atyre që e vrisnin”. (Veprat e apostujve 22:19-20)

Ndërkohë, ai përndiqte edhe dishepujt e tjerë. “Ndërkaq Sauli, duke shfryrë akoma kërcënime dhe kërdi kundër dishepujve të Zotit”. (Veprat e apostujve 9:1)

Hebrenjtë nuk u kënaqën me keqtrajtimin e të krishterëve, ata bënë plane për ta zhdukur fenë e Jezusit/ Isait a. s. me rrënjë. Pali pasi që ishte edhe njëri që i sulmonte dhe bënte çmos për ta asgjësuar fenë e Jezusit, hynte nëpër shtëpi, me rr te burra e gra dhe i dorëzonte në burgje, i keqtrajtonte në të gjitha mënyrat.

Sipas studiuesit Ibn Hazmi[5], lidhur me persekutimet dhe ndodhitë që janë zhvilluar, thekson se të krishterët kanë humbur një pjesë të rëndësishme të teks t e ve origjinale biblike për disa arsye. Për shembull, numri i besimtarëve kur Jezusi/ Isai a.s. përhapte porosinë e tij, ishte i paktë; fshehtësia e besimtarëve rreth besi m it dhe fesë së tyre; presioni që bëhej kundër të krishterëve rreth besimit dhe fesë së tyre nën shtypjen pas Jezusit/ Isait a. s. Këto ishin disa nga arsyet që e shkaktuan humbjen e teksteve origjinale (të shpallura). Besëlidhja e Re e tashme nuk është ajo që i është zbuluar Jezusit.[6]

Një ditë Palit, duke udhëtuar për në Damask, në rrugë i shndriti një dritë prej qiellit, ndërsa ai u rrëzua për tokë dhe dëgjoi një zë që i tha: “Saul, Saul, pse po më salvon?” Ai e pyeti: “Kush je ti, zotëri?” E ai i tha: “Unë jam Jezusi që ti e salvon…! Pastaj Pauli u mbush me shpirtin e shenjtë dhe filloi prej atij momenti që ta predikonte fenë e Jezusit dhe kështu nuk i keqtrajtoi më ndjekësit e Jezusit.

Kjo ishte mënyra e vetme, sipas së cilës, kinse, Palit iu dëftua Jezusi dhe filloi ta pasonte atë; përkatësisht ishte mënyra e vetme që ta shtrembërojë fenë e Jez usit/ Isait a.s. dhe ta fitonte besimin e atyre që e ndjekin atë.

Historinë e Palit dhe paraqitjen e Jezusit para tij në formë drite e përsh kr u a j në edhe Veprat e apostujve. Këtu vërejmë një kontradiktë të madhe që na mbjell dyshim nëse kjo ngjarje është e vërtetë apo jo, sipas Biblës, ku thohet në Veprat e apostujve 9:3-4,7:

“Por ndodhi që, ndërsa po udhëtonte dhe po i afrohej Damaskut, befas rreth tij vetëtiu një dritë nga qielli. Dhe, si u rrëzua përtokë, dëgjoi një zë që i thoshte: “Saul, Saul, përse më përndjek?”… Dhe njerëzit që udhëtonin me të ndaluan të habitur, sepse dëgjonin tingullin e zërit, por nuk shikonin njeri”.

Shih po ashtu në të njëjtin libër, Veprat e apostujve 22:6-9:

“Dhe më ndodhi që kur isha duke udhëtuar dhe po i afrohesha Damaskut, aty nga mesi i ditës, papritmas një dritë e madhe nga qielli vetëtiu rreth meje. Dhe unë ra shë përdhe dhe dëgjova një zë që po më thoshte: “Saul, Saul, përse më përndjek?” Dhe unë u përgjigja: “Kush je ti, o Zot?” Edhe ai më tha: “Unë jam Jezus Nazareasi, të cilin ti e përndjek”. Edhe ata që ishin me mua e panë dritën dhe u trembën, por nuk dëgjuan zërin e atij që më fliste”.

Këtu shihet qartë mospërputhja ndërmjet fjalëve të të njëjtit libër. A mund të jemi të sigurt se burimi i këtyre rrëfimeve kontradiktore është Zoti? Natyrisht, se jo. Në kapitullin e 9, vargu 7, thuhet se njerëzit që udhëtuan me Palin e dëgjuan zërin, por nuk panë asnjë njeri, kurse në kapitullin e 22-të, vargu 9, tregohet e ku ndërta e kësaj, ata e panë dritën e personit me të cilin fliste Pali, por nuk dëgj u an asnjë zë. Kjo histori na lë në dyshim nëse ishte apo nuk ishte e vërtetë. Për ki t azi me këtë ngjarje ish-prifti Anselm Tormedi[7] i shek. XIV, thotë se ky tregim lidhur me Palin është një gënjeshtër, një trillim.[8]

Kjo histori përmban edhe kundërthënien të tjera. Përderisa tek kapitulli i 29 i Veprave të apostujve është thënë se Pali i mori udhëzimet për misionin e tij te johebrenjtë nga Jezusi gjatë vizionit, kurse te kapitulli i 22-të i Veprave të apo s t ujve thuhet se pas vizionit Pali shkoi në Damask, u kthye në Jerusalem dhe ve t ëm atëherë i pranoi instruksionet për misionin e tij. Gjithashtu, një kundërthënie tjetër gjendet se te Letrat e galatasve, ku Pali pohon se ai nuk u kthye direkt në Jerusalem nga Damasku (siç është pohuar te Veprat, 22) por priti për tre vjet të plotë para se ta bënte këtë.[9] Pra, Pali pohon se, pas konvertimit të tij rrugës për në Damask, nuk ka shkuar në Jerusalem për të parë ata që ishin apostuj para tij (Galatasve 1:16-17), ndërkohë që në librin e Veprave thuhet se ikja në Jerusalem ishte gjëja e parë që ai bëri pasi e la Damaskun (Veprat 9:26).[10]

Në Veprat e apostujve (23:6), Pali thotë se ishte farise bir fariseu. A thua, Jez u si zgjodhi një farise për t’ia dhënë vizionin e tij, kurse në Ungjillin e Mateut (23:15) për Jezusin farisenjtë ishin hipokritë, fëmijët e ferrit?!!

Kështu, Pali filloi t’i shtonte gënjeshtrat e veta dhe filloi që të shkruante un gjij të ndryshëm dhe, me gënjeshtrat e tij, filloi ta ndryshonte ligjin e Jezusit/ Isait a.s. Shtrohet pyetja: Cili është themeluesi i fesë së re të cilën sot e njohim si krishterizëm?

Historiani i madh H. J. Wells[11] jep përgjigje në këtë pyetje dhe thotë:

“Shën Pali, personit të cilit i takojnë meritat më të mëdha për përhapjen e krishterizmit të ri, nuk e ka parë kurrë Jezusin/Isanë a.s., as e ka dëgjuar atë që ai ua ka thënë njerëzve. Emri i tij i vërtetë është Saul i cili në fillim ishte njëri ndër kundërshtarët dhe dëbuesi i një numri të nxënësve të Jezusit/Isait a.s. Në mënyrë të papritur e ka pranuar krishterizmin dhe ka ndërruar emrin e tij prej Sauli në Paul… Pali e ka njohur mirë filozofinë e grekëve të vjetër, të cilën e ka paraqitur shkolla aleksandrike, ka arritur që frytet e saja t’i përfshijë në krishterizëm me nd i hmën e të cilit ajo ka kaluar prej formës njëboshtore në trinitet. Me të është për puthur një numër i madh i atyre që kanë besuar në shumë zota. Disa nga ithtarët e Palit kanë pasur sukses që të futen në kishë dhe ashtu të kenë ndikim në for mi min e vetëdijes krishtere. Në atë mënyrë ka pasuar bashkimi i qëndrimeve filo z o fike të vjetra dhe të krishterimit të ri”.[12]

Shën Pali, i cili ishte me gjenezë nga Tarsusi, ishte i edukuar në lëvizjen fari site dhe, po ashtu, ishte një hebre i rritur në një mes, ku ndikim të madh kishin helenizmi dhe fetë mistere, si feja mistere në Tarsus me kultet Sandan, Mithra dhe bashkëshorti i hyjneshës Cybele, Attis. Ky i fundit në Egjipt dhe në Azinë e Mesme adhurohet si Osiris, Tammuz, Dumuz ose Adonis. Prej doktrinave të tjera edhe kulti Kyrios zë vend të rëndësishëm në doktrinën e Shën Palit.[13] Pali ishte njohës i mirë i kulturës pagane. Ai duke e komentuar mesazhin e Jezusit në bazë të kulturës helene, feve mistere, feve gnostike dhe fesë hebraike, ka vënë themelet e krishterizmit të sotëm.[14]

Pali filloi ta çrrënjoste pak nga pak fenë e pastër të Isait a.s. / Jezusit, duke u bë rë ky një nga themeluesit e krishterizmit. Madje, Majkëll Hartit në veprën “100 njerëzit më me ndikim në histori”, e radhit atë në vendin e gjashtë, duke thë në: “Nuk ekziston individ tjetër që ka luajtur rol aq të madh në përhapjen e kri sh terizmit… Në të vërtetë, ndikimi i ideve të tij është aq i fortë, sa disa gjurmues thonë se Pali, e jo Krishti, duhet të konsiderohet si themelues i religjionit të kri sh terë”.[15]

Për ata që i mbeten besnikë fesë së Jezusit/ Isait a.s. (hebraiko-krishterët), Pali ishte tradhtar; dokumentet hebraiko-krishtere e konsiderojnë si “armik”, duke e pa d itur për shkak të “dyfytyrësisë taktike”.[16] Pali ishte ai që e vuri themelin e fesë krishtere, filloi ta predikonte një ungjill të ri, të shkruar nga dora e tij, dhe duke u larguar nga mësimet e Jezusit/ Isait a.s. Kjo paraqitet në letrat e tij, siç janë: letra e parë e Palit dërguar korintasve dhe letra e dytë e Palit dërguar romakëve, ku tho të:

“Sipas hirit të Perëndisë që më është dhënë, si arkitekt i ditur, unë kam hedhur themelin dhe një tjetër ndërton mbi të; por secili të ketë kujdes se si ndërton mbi të” (1 Korintasve 3:10)

“Ditën në të cilën Perëndia do të gjykojë të fshehtat e njerëzve me anë të Jezu Krishtit, sipas ungjillit tim”. (Romakëve 2:16)[17] Gjithashtu, në letrat e Palit, të shkruara dhe të përmbledhura në Dhiatën e Re, tregohet se si Pali u bë dinak, si përdori dredhi. Bie fjala, tek 2 korintasve 12:16 tregohen fjalët e Palit: “Ashtu qoftë! Unë nuk u bëra barrë për ju; megjithatë duke qenë dinak ju zura me dredhi”. Atëherë, mund të pyesim se çfarë njeriu dinak dhe përtac e paska frymëzuar Perë n dia për ta shkruar Librin Shenjtë!?

Duke e pasur parasysh faktin se Pali, apo ungjilli i tij, binte ndesh me ungj ijtë e tjerë, sepse ai dëshironte që ungjilli i tij të mbretëronte mbi ta ndaj, për t’i plotësuar qëllimet e tij, ai t’i mallkonte të gjithë ata që e kundërshtonin, bile do të dilte edhe kundër engjëllit. Ai do ta konsideronte të mallkuar këdo që nuk i për m bahej ungjillit të tij.

Këtë e vërtetojnë letrat e Palit dërguar galatasve, ku thoshte:

“Por, edhe sikur ne ose një engjëll i qiellit t’ju predikonte një ungjill të ndryshëm nga ai që ju kemi predikuar, qoftë i mallkuar. Ashtu si e thamë më përpara, po e them përsëri: Në qoftë se dikush ju predikon një ungjill tjetër nga ai që keni marrë, qo ftë i mallkuar”. (Galatasve 1:8-9)

Kjo vinte nga fakti se Pali ishte xheloz dhe se në atë kohë, përveç ungjillit të tij, kishte dhe ungjij nga apostujt e vërtetë të Jezusit, të cilët Pali i konsideronte si të pasaktë.

“Çuditem që kaluat kaq shpejt nga ai që ju thirri ju me anë të hirit të Krishtit, në një ungjill tjetër, i cili nuk është tjetër; por ka disa njerëz që ju turbullojnë dhe që duan ta shtrembërojnë ungjillin e Krishtit.” (Galatasve 1:6-7)

Kështu, Pali i këshilloi pasuesit e tij që të mos i ndjekin mësimet e të tjerëve, por vetëm të tijin, duke u thënë:

“Pali, apostulli i Jezu Krishtit … Ashtu si të nxita kur u nisa për në Maqedoni, qëndro në Efes për t’u urdhëruar disave të mos mësojnë doktrina të tjera”. (1 Tim o t e ut 1:1,3)

Ndërkaq, kundër Palit flet edhe Pjetri, në mënyrë indirekte, duke thënë:

“Por ka pasur edhe profetë të rremë midis popullit, ashtu si do të ketë midis jush mësues të rremë, të cilët do të fusin fshehurazi herezi shkatërruese dhe, duke mohuar Zo t ë rinë që i bleu ata, do të tërheqin mbi vete një shkatërrim të shpejtë. Dhe shumë vetë do të ndjekin doktrina shkatërruese të tyre dhe për shkak të tyre udha e së vërtetës do të shahet”. (Letra e dytë, Pjeter 1:20-21)

Ndërkohë Pali me Pjetrin nuk e kishin ungjillin unik për të gjithë njerëzit, sepse vetë Pali tha: “Madje, duke parë se mua m’u besua ungjilli për të parrethprerët, sikurse Pjetrit ai për të rrethprerët”. (Galatasve 2:7)[18]

Duke e parë se Pali pretendonte se ishte i zgjedhur nga ana e Jezusit dhe se e pranonte shpallje, ai filloj të dërgonte letra nëpër vende të ndryshme me të cilat edhe e formonte doktrinën e fesë së ardhshme, gjegjësisht krishterizmit. Nga ai li n di ideja se Jezusi është kryqëzuar, është varrosur dhe është ngritur në qiell (1 Ko r intasve 15:3-4). Koncepti i mëvonshëm teologjik i trinitetit krishterë tërësisht do të bazohet në mendimet dhe në fjalët e Palit.[19]

Dr. Annold Meyer, profesor i teologjisë në Universitetin e Cyrihut, thotë: “Nëse me krishterim nënkuptojmë besimin në Krishtin, si bir qiellor i Zotit, i cili nuk i ka takuar njerëzimit të kësaj bote, por i cili ka jetuar i barabartë dhe në lavdi me Zotin, i cili ka zbritur nga qielli në tokë, i cili ka hyrë në njerëzoren dhe e ka marrë formën e njeriut, përmes virgjëreshës Mari, që të mund të heqë (t’i shpaguajë) mëkatet njerëzore përmes gjakut të tij në kryq, i cili pastaj është zgjuar nga vdekja dhe është ngritur në të djathtë të Zotit, si zotërues i popullit të vet, i cili në të ka besuar, i cili i dëgjon lutjet e tyre, i mbron dhe i udhëheq; i cili, me gjithatë, banon dhe vepron personalisht në secilin prej tyre; i cili do të vijë përsëri me retë e qiellit që t’i gjykojë botës; i cili do t’i rrëzojë të gjithë armiqtë e Zotit dhe i cili popullin e tij do ta marrë me vete në shtëpinë e dritës qiellore, ashtu që ata të mund të bëhen si trupi i tij i popullarizuar – nëse ky është krishterimi, atë h erë krishterimin e tillë e ka themeluar Pali i shenjtë, e jo Zoti ynë”. [20]

[1] Osman Nuri Topbash, “Vargu i profetëve 3”, Stamboll, 2004, fq. 210-211.

[2] Ismail ibën Kethiri, “Tefsirul Kur’anil Adhim”, Vol. 4, Bejrut, 1969, fq. 494.

[3] Claude Tresmontant, “Shën Pali”, Prizren 1999, fq. 3.

[4] “The Jesus report”, Johanes Lehman, fq. 128, sipas Hajrudin Muja, “Krishterimi Paulian”, shih tek webfaqet: www.zeriislam.com dhe www.bibladhekurani.com.

Më vonë Pali do të fillonte të shkruante letra të shumta nëpër qytet, duke i ftuar njerëzit në fenë e re, fenë e Palit që hyjnizon Jezusin, lejon të ndaluarën dhe anëtarësohet në grupin fanatik, që më vonë do ta marrë emrin kristian. Se çfarë bëri ai, afërsisht një dekadë pas konvertimit, mbetet mister, sepse as letrat e tij, as Veprat e apostujve nuk thonë gjë të qartë.

Në letrat e tij, ai ngatërronte idhujtarinë romake dhe filozofinë greke me doktrinat e fesë së re, ashtu që t’i përshtatet idhujtarisë së Perandorisë Romake, që ishte bërë traditë e tyre. Kështu, kur ai vërejti se romakët nuk bëhen synet, edhe vetë e ndaloi synetinë; kur pa se ata vetë e hanë mishin e derrit dhe ndalimet tjera, ai ua lejoi ato; kur pa se ata besojnë në shumë zota dhe në bijtë e tyre, shpalli hyjninë e Jezusit dhe tha se ai është i biri i Zotit, por edhe zot. Me këtë ai punoi për afrimin e krishterizmit me idhujtarinë pagane të Ro mës dhe me filozofinë greke, prandaj romakët nuk u kristianizuan, por të krishterët u romanizuan. Një numër i madh i dijetarëve dhe i historianëve të krishterë besojnë se Pali e pranoi kristianizmin që ta de v i j ojë me dinakërinë e tij. Në Romë ai qëndroi dy vjet. U arrestua dhe u burgos në burgun romak, u gjykua me vdekje në gjyqin e Neros dhe u ekzekutua me shpatë, tre mile larg Romës, në vitin 67 apo 68. (Haj r udin Muja, “Krishterimi paulian”)

[5] Ibn Hazmi, i lindur më 7 nëntor 994, në Kordovë (Kalifati i Kordovës), ndërsa vdiq më 15 gusht 1064. Me profesion ishte historian, jurist dhe teolog, studiues i feve, i shkollave të mendimit, i cili, duke i shfrytëzuar librat e dijetarëve të krishterë dhe hebrenj, i ka kritikuar mësimet e tyre. Emri i tij i plotë ishte, Abu Muhammad Ali ibn Ahmad ibn Said Ibn Hazm; sipas, “Ibn Hazm” Encyclopedia Britannica. Encyclopedia Britannica 2007 Ultimate Reference Suite. DVD.

[6] “Ibën Hazm Al-Andalusi dhe vështrimet e tij mbi doktrinën e trinisë”, Muhamed Uruçi, Takvim, 2003, Prishtinë, 2003, fq. 92-93.

[7] Anselm Tormedi ka lindur në një familje të krishterë në Spanjë, në qytetin Palma de Majorka, nga fundi i shekullit XIV. Pas shkollimit shumëvjeçar dhe veprimtarisë së tij si klerik, në vitin 1420 e përqafoi isl a min. Pasi e pranoi fenë islame, e ndërroi emrin dhe u quajt Abdullah et-Terxhumani. Ai shkroi veprën e tij të njohur “Tuhfetul-erib fir-reddi ala ehlis-salib”, ku flet, për jetën dhe rrugën e vet në islam, kurse më tutje, në mënyrë kritike, e shqyrton konceptin mbi krishterizmin. Para gjashtë shekujsh kjo ngjarje bëri bujë të madhe, sepse Kisha atëkohë ishte në kulmin e fuqisë dhe të inkuizicionit të saj. Për fat të mirë këtë vepër të këtij ish-kleriku, e kemi të përkthyer edhe në gjuhën shqipe, të titulluar si “Rruga e Priftit në Islam”, të cilën nga gjuha boshnjake e përktheu Shaqir Ismaili, botuar nga shtëpia botuese El-Kelimeh, Novi Pazar, 2006. (biografi e marrë nga libri i tij “Rruga e Priftit në Islam”, fq. 5).

[8] Për më tepër lidhur me këtë ngjarje shih: Abdullah et-Terxhuman, “Rruga e Priftit në Islam”, Novi Pazar, 2006, fq. 57-58.

Mirëpo çfarë ishte në realitet kjo dritë që e pa Pali. A ishte ajo një vegim i rremë i Jezusit? A mund të ishte ajo një dritë prej ndonjë demoni ose fryme të Satanait. Meqë Jezusi profetizoi se kush thotë se më ka parë në shkretëtirë mos u besoni (Pra, në qoftë se ju thonë: “Ja, (Jezusi) është në shkretëtirë”, mos shkoni atje: “Ja, (Jezusi) është në dhomat e fshehta”, mos u besoni”. (Mateu 24:26)), atëherë kush ishte ai që e mashtroi Palin. Sipas Palit, Satanai shndërrohet dhe në engjëll drite:

“Të tillë apostuj të rremë, janë punëtorë hileqarë, që shndërrohen në apostuj të Krishtit. Dhe nuk është për t`u çuditur, sepse Satanai vetë shndërrohet në engjëll drite”. (2 Korintasve 11:13-14)

Nga e dinte Pali se engjëlli i satanait shndërrohej në engjëll drite? Pali deklaron se ai dinte edhe se Jezusi ishte ngritur në të tretin qiell, por një engjëll i Satanait i binte me grushte për të mos e treguar të vërtetën.

“Unë njoh një njeri në Krishtin, i cili, para katërmbëdhjetë vjetësh (a ishte në trup, a ishte jashtë trupit, nuk e di; Perëndia e di), u rrëmbye gjer në të tretin qiell. Dhe e di se ai njeri (a me trupin ose pa trupin, nuk e di, Perëndia e di), u rrëmbye në parajsë dhe dëgjoi fjalë të patregueshme, që nuk është e lejuar të thuhen nga njeri. Për atë njeri unë do të krenohem, por nuk do të krenohem për veten time, veç se për dobësitë e mia. Edhe sikur të doja të krenohesha, nuk do të isha i marrë, sepse do të flisja të vërtetën; por nuk e bëj këtë, se mos ndonjë më çmon më tepër nga ajo që më sheh, a më tepër nga ajo që dëgjon nga unë. Dhe, që të mos më rritet mendja për shkak të jashtëzakonshmërisë së zbulesave, m’u dha një gjemb në mish, një engjëll i Satanit, për të më rënë me grushte, që të mos mbahem me të madh..”. (2 Korintasve 12:2-7)

Për kë thoshte Pali “Për atë njeri unë do të krenohem”.!? “Krenohemi në Krishtin Jezus pa besuar në mish”. (Filipianëve 3:2-3) Pse thoshte Pali “m’u dha një gjemb në mish, një engjëll i Satanit, për të më rënë me grushte”

Sepse në vegimin e tij, që e pa në shkretëtirë, iu tha nga drita “është e rëndë për ty të godasësh me shqelm kundër gjembave”. (Veprat e apostujve 9:6)

“Por ndodhi që, ndërsa po udhëtonte dhe po i afrohej Damaskut, befas rreth tij vetëtiu një dritë nga qielli. Dhe, si u rrëzua përtokë, dëgjoi një zë që i thoshte: “Saul, Saul, përse më përndjek?“. Dhe ai tha: “Kush je, Zot?“. Dhe Zoti tha: “Unë jam Jezusi, që ti e përndjek; është e rëndë për ty të godasësh me shqelm kundër gjem b­ave“… Dhe njerëzit që udhëtonin me të ndaluan të habitur, sepse dëgjonin tingullin e zërit, por nuk shikonin njeri”. (Veprat e apostujve 9:3-7) Për më tepër, lidhur me këtë ngjarje, shih artikullin “A u kryqëzua Jezusi”, të autorit Xhemis Stafa, i cili gjindet tek webfaqja www.bibladhekurani.com. Artikulli është pjesë e librit të tij të pabotuar me titull “Islami, krishterimi dhe thirrja sataniste”.

[9] Halil Ibrahimi, “Islami dhe krishterimi”, Prishtinë, 2005, fq. 94-95.

[10] Bart D. Ehrman, “Të keqcitosh Jezusin-Si dhe përse u ndryshua Bibla”, “Erasmus”, Tiranë, 2007, fq. 32.

[11] Herbert George Wells, ka lindur në Bromley, në Kent të Anglisë, ndërsa vdiq më 13 gusht 1946 në Lo n dër. Me profesion ishte historian, sociolog, novelist. Ndër veprat e tij veçojmë: The War of the Worlds (1898); The Food of the Gods (1904); The Stolen Bacillus (1895); The Plattner Story (1897); Tales of Space and Time (1899), etj. – Sipas: “Wells, H(erbert) G(eorge).” Encyclopædia Britannica. Encyclopædia Brit a nnica 2007 Ultimate Reference Suite. DVD.

[12] Muhamed Gazali, ‘Islam ili Kršćanstvo izazov vremena”, Sarajevo, 2005, fq. 11-12, shih edhe: Muhamed Kutub, “Bota në fokusin Islam”, Tiranë, 2006, fq. 15.

[13] Më gjerësisht, lidhur me konceptin teologjik të Palit, shih Sinasi Gyndyz, “Pavlus Hiristiyanligin Mimari”, Ankara Okulu, Ankara, 2001, fq. 95-97; “Rastežot na Ideite”, grup autorësh, Kultura, Shkup, 1995, fq. 69-71; Butmann, R., “Theology of the New Testament”, Londër, 1952, fq. 133; Machen, J. G., “The Or i gin of Paul’s Religion”, The Macmillan Company, New York, 1923, fq. 56, sipas Qani Nesimi, “Ort o k sizmi te shqiptarët”, fq. 27-28.

[14] Qani Nesimi, “Ortoksizmi te shqiptarët”, fq. 29.

[15] Majkëll Hart, “100 njerëz më me ndikim në histori”, Shkup, 2000, fq. 34-35.

[16] Dr. Maurice Bucaille, “Bibla, Kur’ani dhe shkenca”, Gjakovë (pa vit botimi), fq. 71.

[17] Kështu Heinz Zahrnt thotë se “Pali ishte korruptuesi i Ungjillit të Jezusit”; Johanes Lehman, “The Jesus Report”, fq. 126, sipas Misha’al Ibn Abdullah, “What did Jesus really say?”, USA, 2001, fq. 188.

[18] Nëse e analizojmë te Mateu 24:1-22 do të vërejmë një profeci të Jezusit për Palin. Në citatet e këtij un gj illi, në këtë pjesë të profecisë, Jezusi flet për shkatërrimin e tempullit në Jerusalem: “Në të vërtetë po ju them se këtu nuk do të mbetet asnjë gur mbi gur që nuk do të rrënohet”. (Mateu 24:2)

“Ndërsa, kur dishepujt e tij e pyetën se ku do të ndodhte kjo, ai u tregoi si shenjë paraprirëse të saj. “Ruhuni se mos ju mashtron ndokush! Sepse shumë do të vijnë në emrin tim, duke thënë: “Unë jam Krishti” dhe do të mashtrojnë shumë njerëz”. (Mateu 24:4-5)

Sipas Jezusit, këto do të ishin shenjat e para të prishjes së Tempullit. Kush erdhi me emrin e Jezusit dhe pretendoi se e pa Jezusin para prishjes së tempullit nga romakët në vitin 73. Askush tjetër përveç Palit. Ai pretendoi se ungjillin e tij e kishte marrë nga Jezusi ndërkohë që ai vetëm e kishte parë një dritë që i foli për përndjekjen dhe jo për ungjillin. Ndërsa Pali tha: “Tani, o vëllezër, po ju vë në dijeni se ungjilli që është shpallur nga unë, nuk është sipas njeriut, sepse unë nuk e kam marrë as e kam mësuar nga ndonjë njeri, por e kam marrë nëpërmjet një zbulese nga Jezu Krishti”. (Galatasve 1:11-12)

Jezusi u ndal prapë te këta mashtrues të cilët do të ishin rreziku kredencial i mësimeve të tij. Ai profetizoi se si do të quhen dhe çfarë do të bëjnë këta profetë dhe krishtër të rremë: “…në qoftë se dikush do t’ju thotë: “Ja, Krishti është këtu”, ose “është atje”, mos i besoni. Sepse do të dalin krishtër të rremë dhe profetë të rremë, dhe do të bëjnë shenja të mëdha dhe mrekulli të tilla aq sa t’i mashtrojnë, po të ishte e mundur, edhe të zgjedhurit. Ja, unë ju paralajmërova. Pra, në qoftë se ju thonë: “Ja, është në shkretëtirë”, mos shkoni atje: “Ja, është në dhomat e fshehta”, mos u besoni”. (Mateu 24:23-26)

Sipas verseteve biblike Jezusi i paralajmëroi njerëzit që të kenë kujdes dhe mos u besojnë njerëzve që do të thonë se e kanë parë atë në shkretëtirë. “Atëherë në qoftë se dikush do t’ju thotë: “Ja, Krishti është këtu”, ose “është atje”, mos i besoni..”. (Mateu 24:23)

Kush ishin profetët e rremë dhe mësuesit e rremë të dalë mbas Jezusit dhe para shkatërrimit të tempullit në vitin 73? Në Bibël përmenden disa profetë, të cilët nuk kishin shpallje hyjnore për t’u quajtur profetë. “Por në kishën e Antiokisë ishin profetë dhe mësues: Barnaba, Simeoni, i quajtur Niger, Luci nga Kireneas, Manaeni, që ishte rritur bashkë me Herodin tetrark, dhe Sauli (Pali)”. (Veprat 13:1)

Fjalët e Jezusit “do të dalin krishtër dhe profetë të rremë” mund të interpretohet dhe si një paralajmërim për ardhjen e antikrishtëve të vegjël. Kushdo që quhet krisht i rremë mund të emërtohet dhe si antikrisht i vogël, pasi antikrishti i madh do të paraqitet në kohën e ardhjes së dytë të Jezusit. Pikërisht një nga këto krishtër të rremë ishte dhe Pali sipas Gjonit. “Sepse në botë kanë dalë shumë mashtrues, të cilët nuk rrëfejnë se Jezu Krishti ka ardhur në mish (si njeri); ky është mashtruesi dhe antikrishti”. (1 Gjonit 1:7)

Pra, sipas Gjonit, ai që nuk thotë se Jezusi ka ardhur në mish (si njeri) është antikrishti. Këtë e përforcon dhe verseti tjetër.

“Shumë të dashur, mos i besoni çdo frymë, por i vini në provë frymërat për të ditur nëse janë nga Perëndia, sepse shumë profetë të rremë kanë dalë në botë. Nga kjo mund të njihni Frymën e Perëndisë: çdo frymë që rrëfen se Jezu Krishti ka ardhur në mish, është nga Perëndia. Dhe çdo frymë që nuk rrëfen se Jezu Krishti ka ardhur në mish, nuk është nga Perëndia; dhe kjo është fryma e antikrishtit që, siç e keni dëgjuar se vjen; dhe tashmë është në botë”. (1 Gjonit 4:1-3)

Pra, Gjoni në letrën e tij flet për ardhjen e profetëve të rremë dhe antikrishtëve, ndër të cilët ishte Pali “tashmë është në botë” (Shiko dhe Veprat 13:1) dhe se këtë e përforcon dhe verseti se “çdo frymë që nuk rrëfen se Jezu Krishti ka ardhur në mish, nuk është nga Perëndia; dhe kjo është fryma e antikrishtit” ose “kanë dalë shumë mashtrues, të cilët nuk rrëfejnë se Jezu Krishti ka ardhur në mish (si njeri); ky është mashtruesi dhe antikrishti”.

Kush ishte ai që deklaroi se Jezusi nuk ka ardhur në mish (si njeri)? Sigurisht ishte Pali në letrat e tij. “Ru h uni nga qentë, ruhuni nga punëtorët e këqij, ruhuni nga të prerët. Sepse rrethprerja e vërtetë jemi ne, që i shërbejmë Perëndisë në Frymë dhe që mburremi në Krishtin Jezus pa besuar në mish”. (Filipianëve 3:2-3) “Prandaj tash e tutje ne nuk njohim më askënd sipas mishit; po, edhe sikur ta kemi njohur Krishtin sipas mishit, nuk e njohim më ashtu”. (2 Korintasve 5:16) (Për më tepër në lidhje me këtë analizë shiko artikullin “A u kryqëzua Jezusi”, të autorit Xhemis Stafa, i cili gjendet tek webfaqja www.bibladhekurani.com)

[19] “Rastezhot na Ideite”, Grup autorësh, Kultura, Shkup, 1995, fq. 69-71; Sinasi Gunduz, “Din ve Inanç Sozlugu”, Vadi, Ankara, 1998, fq. 302-303, sipas Qani Nesimi, „Ortoksizmi te shqiptarët”, fq. 27.

[20] “Jesus or Paul”, fq. 122, sipas “Ungjilli sipas Barnabes”, përktheu Avdi Berisha, (shih shtojcën e librit), fq. 179.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit