3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Shëmtia që mund të shkaktoj celulari

Më të lexuarat

Për shumicën prej nesh, jeta është e vështirë të mendohet pa një telefon celular. Telefonat celularë janë të pranishëm gjithandej. Por a ekziston mundësia që përdorimi i tyre të përbëjë rrezik për shëndetin? Për ta është folur shpeshherë, por shkencëtarët ende nuk kanë arritur në një përfundim ekzakt. Ndërkohë, një studim më i fundit flet për dëmet që ai mund të sjellë në pamjen tonë. Sipas këtij studimi, thuhet se telefoni celular mund të shkatërrojë bukurinë tonë. Sipas një sondazhi të fundit të kryer nga kompania e teknologjisë “Wireless Qualcomm”, të paktën 29% e të intervistuarve raportuan se telefoni celular është gjëja e parë dhe e fundit që shohin çdo ditë. Të dërgosh mesazhe me tekst, të bësh foto, të kontrollosh llogarinë bankare… nuk ka gjë që mos të bëhet sot e kësaj ditë nga celulari, por medalja ka një anë tjetër, sigurisht negative. Një zbulim i kohëve të fundit ka treguar se një përdorim të tepërt të telefonave celularë mund ta bëjnë gratë më pak atraktive. Ja se si:

Rrathë të zinj te sytë

Në një studim të financuar nga prodhuesit më të mëdhenj të telefonave në botë, studiuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Suedisë kanë zbuluar se rrezatimi nga pajisjet mobile mund të shkaktojë dhimbje koke dhe ndërprerje të procesit jetësor të gjumit. Një tjetër studim suedez ka demonstruar se një në katër të rinj, të cilët janë maniakë të telefonit celular, kanë shqetësime me gjumin, janë të stresuar dhe në depresion. “Gjumi i paktë mund të çojë në shumë pasoja, që nga një rritja e nivelit të stresit deri te sytë e nxirë apo me qese”, ka deklaruar dr. Eric Schweige, themeluesi i klinikës “Clear Clinic di New York”.

Rrudha të shumta

Nëse ekrani i telefonit është i vogël, ne jemi të detyruar t’i picërrojmë sytë, një lëvizje kjo që me kalimin e kohës mund të na shkaktojë rrudha përgjatë ballit dhe anash syve. Muskujt e fytyrës theksohen shumë, në këtë mënyrë lëkura vijëzohet nga lëvizjet e tyre. Ndaj është e nevojshme që mos ta mësojmë trupin tonë të bëjë këto shprehje.

Lëkurë të sëmurë

Studimet e fundit kanë treguar se celularët mbartin 18 herë më shumë baktere të dëmshme sesa një banjë publike, përfshirë baktere të tilla si Aureus, E.Coli dhe Salmonela. Telefonin celular ne e kemi pranë fytyrës shumë herë në ditë, kështu që bakteret e kanë më të lehtë të arrijnë në kontakt me lëkurën tonë duke shkaktuar një sërë infeksionesh.

“Qafë gjeli”

Nëse shikoni vazhdimisht telefonin celular për të kontrolluar postën elektronike, për të shkruar një mesazh, apo për të aplikuar në një lojë, atëherë qafa juaj do të rrudhoset, ndërsa nofulla ka rrezik edhe të shtrembërohet. E vetmja mënyrë për të shmangur këtë situatë, të njohur si “qafa e gjelit”, është një ndërhyrje kirurgjikale. Gjithsesi është e mundur që atë ta shmangni edhe duke mos e mbajtur celularin gjatë gjithë kohës në dorë dhe përballë jush.

Sy të kuq

Fiksimi i ekranit të celularit për orë të tëra gjatë navigimit në internet mund të shkaktojë sy të lodhur dhe të kuq. Vetë sytë e kuq shkaktohen nga fryrja e enëve të gjakut. Skuqja e tyre mund të evitohet duke bërë pushime të vazhdueshme, apo duke mos e parë ekranin e celularit për një kohë të gjatë ose me lot artificial për t’i mbajtur sytë e njomë. Ekspertët thonë se ndërkohë që priten studime të tjera, njerëzit mund të pakësojnë rrezikun për shëndetin duke përdorur kufje, mbajtjen e telefonit larg trupit dhe kufizimin e bisedave të gjata telefonike./GSH/kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit