27 C
Pristina
Sunday, September 29, 2024

Shembet vinçi, 4 viktima në kampusin e Google

Më të lexuarat

Katër persona kanë humbur jetën dhe 3 të tjerë kanë mbetur të lënduar kur një vinç i madh u shemb mbi kampusin e ri të Google në Siatëll, duke u shembur mbi makina.

Viktimat janë një grua dhe tre burra; bëhet fjalë për dy punëtorë të kompanisë së ndërtimit dhe dy persona që ndodheshin në makinën e tyre, në momentin e rrëzimit të vinçit. Shkaqet e incidentit nuk janë ende të qarta.

Një nënë 25-vjeçare dhe vajza e saj 4-muajshe ishin në makinën e tyre të shkatërruar nga vinçi, por të dyja kanë mundur të shpëtojnë vetëm me lëndime të lehta. Ato dhe një 28-vjeçar u dërguan në spital, ndërsa një person i katërt i lënduar është mjekuar në vendngjarje, transmeton tch.

Me Amazon dhe shoqëritë e tjera teknologjike që kanë shtuar investimet dhe ndërtimet në Siatëll, qyteti në këto muaj është kthyer në një kantier të madh ndërtimi të pallateve të larta për zyra dhe banesa.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit