-1.6 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Shembet ura, bllokohet rruga Gjakovë-Prishtinë

Më të lexuarat

Është shembur një pjesë e urës së Rakovinës në magjistralen Gjakovë – Klinë – Prishtinë dhe si pasojë e kësaj qarkullimi në këtë aks mjaft të frekuentuar është bllokuar në tërësi.

Shembja e urës, konkretisht njërës prej shtyllave të saj mbajtëse, sipas dëshmitarëve ka ndodhur në natën mes të enjten dhe të premtes si pasojë e ujërave të rrëmbyeshëm të lumit “Drini”, i cili është fryrë pas reshjeve të pandërprera të shiut.

“Rreth orës 00:30 kur kemi dalë nga lokali këtu afër e kemi parë që mesi i urës ka qenë i shembur dhe bazamenti i saj gati ishte kapluar nga uji që vinte me të madhe.

E kemi lajmëruar policinë dhe ata e kanë bërë bllokimin e sigurimin e rrugës”, ka thënë Muharrem Krasniqi, banor i fshatit Rakovinë.

Nderkaq, kryetari i komunës Sokol Bashota ka thënë se :Situata është e rend dhe ka përmbytje në shumë fshatra, komuna është duke u dal në ndihmë familjeve të përmbytura me ushqim dhe ujë.

Edhe pse nuk është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, komuna e Klinës ka shpallur gjendjen emergjente në dy ditët e fundit. Mbi 100 shtëpi në fshatin Zajm janë vërshuar , ku niveli i ujit ka arritur në 3 metra. Ndërsa ,35 familje janë ngujuar plot 12 ore në katet e dyta të shtëpive të tyre, ku dy fëmijë pas evakuimit kanë kërkuar ndihmë në QKMF-në Klinë.

Edhe pse ende nuk është bëre vlerësimi i dëmeve materiale, shihet që dëmet janë shumë të mëdha , por fatmirësisht nuk kemi dëme në njerëz. Gjendja e rëndë është edhe në fshatrat Grabanicë, Jashanicë, Resnikë, Leskoc, Dush, Pataqan, Radulloc, Shtaricë, si dhe disa lagje të qytetit të Klinës.

Qytetaret e fshatit Zajm që nga ora 2 e mëngjesit kanë filluar evakuimin në mënyrë të organizuar me një gomone të Faruk Racit. Me barka në sipërfaqen e ujit ka hyre FSK-ja dhe zjarrfiksat për evakuuar edhe familjare tjerë si dhe për të verifikuar mos ka mbetur dikush në shtëpi.

Kryetari i komunës Sokol Bashota ka thënë se :Situata është e rend dhe ka përmbytje në shumë fshatra, komuna është duke u dal në ndihmë familjeve të përmbytura me ushqim dhe ujë.

Drejtor i Shërbimeve Publike dhe Emergjente- Esat Raci , ka thënë se : shtabi emergjent për menaxhimin e situatës në teren gjatë gjithë natës ka qenë në terren duke ju ofruar ndihmën për popullatën sipas mundësive.

Raci ka shtuar se disa familje nuk kanë pranuar të lëshojnë shtëpitë e tyre me kohë ndërsa me vonë ka qenë e pa mundur të intervenohet pa gomone, sa i përket zjarrfiksave në komunën e Klinës, nuk kanë qofte një barkë të vogël për të intervenuar në raste të tilla.

Të gjitha familjet e evokuara janë vendosur të afërmit e tyre ndërkohë që në dispozicion për strehim janë 4 dhoma në shkollën fillore “ Ismet Rraci” në Klinë, por deri tash askush nuk është vendosur .

Në fshatin Zajm gjatë gjithë natës kanë qëndruar edhe Inspektori i Shërbimeve Publike, Elmi Krasniqi dhe drejtori i Inspektoratit Rasim Millaku, për të përcjelle nga afër situatën bashke me dy patrulla të policisë dhe njësinë e zjarrfiksave.

Nga shtëpitë e tyre janë evakuuar edhe disa familje në fshatin Jashanicë, Grabanicë dhe Resnikë. Lokalet hoteliere të Guri i Zi janë krejtësisht në ujë , edhe aty është duke u bërë evakuimi i stafit të punëtorëve. Përmbytjet me përmasa të tilla në ketë komunë thuhet të ketë pasur në vitin 1979.

Në Skenderaj u përmbyten 32 shtëpi e 2 shkolla

Kryetari Sami Lushtaku, vizitoi fshatrat që u prekën nga vërshimet dhe u ofroi banorëve ndihmë me makineri për hapjen e kanaleve për largim të ujit.

Pas vlerësimit të situatës në terren, Kryetari Lushtaku në orët e pasditës ka shpallur Gjendje Emergjente. Nga komuna janë angazhuar katër ekskavatorë për të sanuar gjendjen e krijuar, të cilët kanë punuar deri në orët e vona të mbrëmjes.

Nga vërshimet e ditës së enjte kanë pësuar shtëpi dhe lokale përcjellëse, të banorëve në fshatrat Klinë e Epërme, Llaushë, Qubrel, Kopiliq i Poshtëm, Kopiliq i Epërm, Kllodernicë dhe në Lagje të qytetit të Skenderajt.

Sasia e ujit e mbledhur në lumin e qytetit dhe në përrockat nëpër fshatra, është shumë e madhe.
Institucionet lokale po vazhdojnë punën për minimizimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet. Në orët e pasditës në fshatin Izbicë, një vajzë 10 vjeçare ka humbur jetën, pasi kishte rënë në një përrockë të fshatit derisa po kthehej nga shkolla.

Në tërë territorin e komunës, janë përmbytur nga uji reth 32 shtëpi, dy shkolla, njëra në Klinë të Epërme dhe tjetra në Fshatin Kastriot, një Ambulancë në Kllodernicë, disa lokale afariste në qytetin e Skenderajt dhe objektet tjera përcjellëse.

Dëmet materiale ende nuk janë vlerësuar, por konsiderohet të jenë të mëdha, sidomos në orendi shtëpiake, stalla dhe toka bujqësore.

Drejtoria për Sherbime Publike gjatë gjithë ditës ka qenë në gjendje gatishmerie me tërë stafin dhe paisjet. Të angazhuar kanë qenë edhe Brigada e Zjarrfiksëve në Skenderaj, Policia e Kosovës e Stacionit në Skenderaj si dhe sherbimet e urgjencës të QKMF-së.

Gjatë ditës se enjte si pasojë e vërshimeve është ndërprerë mësimi në ndërrimin e pasditës në shkollën fillore në fshatin Klinë e Epërme.

Për shkak të gjendjes së krijuar dhe për të evituar rrezikun është ndërprerë energjia elektrike në fshatrat e prekura nga vërshimet si dhe në disa lagje te qytetit.

Në orët e mbrëmjës sasia e ujit ka filluar të bie gradualisht, por vazhdon të jetë e madhe, sidomos në lumin Klina që kalon përmes fshatrave, Klinë e Epërme, Klinë e Poshtme, Llaushë e Tushillë dhe përmes qytetit të Skenderajt.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit